LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski: Zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur

Zhernovski: Zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur

Zv. ministri i Jashtëm Andrej Zhernovski thotë se vendit i duhen zgjedhjet sa më shpejt, veçanërisht në kushtet kur funksionimi i Kuvendit është i paaftë.

“Në kushtet kur funksionimi i Kuvendit është i paaftë, ndërsa kështu i paaftë edhe si një organ demokratik dhe përfaqësues për të kontrolluar pushtetin ekzekutiv, na duhen zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo është e veçantë në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, kur ingerencat e qeverisë janë rritur dhe pothuajse të pakufizuara”, thotë Zhernovski.


Sipas tij, për të vazhduar proceset e filluara me sukses, për t’u përkushtuar në negociatat me BE-në, për të pasur një shtet dhe sistem të fortë, për të ruajtur ekonominë dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, zgjedhjet janë të nevojshme.

“LSDM, duke vazhduar të mendojë dhe të veprojë si një parti demokratike dhe shtet-ndërtuese, por edhe duke marrë parasysh sovranitetin e qeverisë që lind vetëm nga qytetarët dhe i përket vetëm qytetarëve, besoj se qytetarët tanë nuk duhet të lihen pa përfaqësues të zgjedhur në mënyrë demokratike sepse do të do thoshte se ata nuk kanë asnjë mënyrë për të ushtruar sovranitetin e tyre. Prandaj, për LSDM-në, si parti që çliroi “shtetin e kapur”, zgjedhjet janë një domosdoshmëri”, shkruan Zhernovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori