LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Istog, personi i dyshuar tentoi të ikte në Serbi

Theret me thikë një person në Istog, personi i dyshuar tentoi të ikte në Serbi
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Sine të Istogut një person është therur me thikë.

Në njoftimin e bërë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, thuhet se rasti ka ndodhur më 11 maj,  rreth orës 15:45, në një pjesë malore, transmeton Telegrafi.

“Në një pjesë malore ka ndodh një lëndim i rëndë trupor i shkaktuar me mjet të mprehtë (Thikë). Ku pas një zënke verbale i dyshuari F. P. (1966) nga fshati Zllakuqan – Klinë, e godet viktimën Q. A. (1972) nga fshati Dubravë-Istog, duke i shkaktuar lëndime të rënda në pjesën e abdomenit. Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF në Istog, viktima është dërguar në Spitalin Regjional në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.


Polica bën të ditur se i dyshuari F.P pas kryerjes së veprës ishte arratisur në drejtim të panjohur, mirëpo njësitet përkatëse Policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për arrestimin e të dyshuarit.

“Kështu që është arrit që me datë 12.05.2020, njësiti i hetimeve pran Stacionit Policor në Istog, falë bashkëpunimit me qytetarë ka marr informatë për vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë kanë vepruar duke bërë arrestimin e këtij personi në qytetin e Zubin Potokut. Arrestimi është kryer në bashkëpunim të afërt me Njësitë Policore të Stacionit Policor në Zubin Potok. Gjatë hetimeve është vërtetuar se i dyshuari ishte në kontakt me disa të afërm të tij për të shikuar mundësin e arratisjes apo kalimit ilegal në Serbi”, vijon njoftimi.

Policia bën të ditur së pas arrestimit të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori