Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatën e thellë lidhur me përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosjes për të organizuar një protestë gjatë periudhës së pandemisë.
Sipas PDK-së, është e papranueshme që të tolerohet një aktivitet i tillë masiv publik në një kohë kur qindëra mijëra qytetarë të Kosovës nuk mund të qarkullojnë lirshëm, nuk mund të shkojnë në punë, nuk mund të mblidhen për iftar me të afërmit e tyre apo të kryejnë rituale të tjera fetare, si dhe të zhvillojnë lirshëm aktivitete kolektive familjare e sociale.
“PDK po ashtu e konsideron këtë organizim politik të Lëvizjes Vetëvendosje, si përpjekjen e radhës për t’i bërë presion Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen delikate që është duke trajtuar. Ky është një akti i ulët kundër sundimit të ligjit e rendit kushtetues në këtë vend dhe me qëllime për skenar dhune, që vjen disa ditë pas letrës shantazhuese të dërguar prej kryeministrit të shkarkuar Kurti si dhe format e tjera të kërcënimit që ai ka bërë. Zgjedhja e rrugës prej një grupimi politik, nuk mund të zëvendësojë kurrsesi sundimin e ligjit në vendin tonë dhe as mund të pengojë funksionimin e institucioneve tona demokratike.
Kjo thirrje për protestë demaskon edhe hipokrizinë e Lëvizjes Vetëvendosjes e cila nga njëra anë bën thirrje për distancë sociale dhe qëndrim në shtëpi e nga ana tjetër në këtë situatë të jashtëzakonshme të pandemisë është duke organizuar një tubim që do ta rrezikonte seriozisht shëndetin publik të qytetarëve. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se organizimi i një tubimi, në këtë periudhë do të rrezikonte jo vetëm të pranishmit potencial që do të thyenin rregullat e institucioneve shëndetësore për të dalë në tubim, por do të kërcënonte edhe rrethin familjar dhe kontaktet e tjera sociale të tyre.
Partia Demokratike e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore të njëriut, përfshi këtu të drejtën legjitime për t’u tubuar.
“Mirëpo situata është ende shumë serioze, çdo jetë është e rëndësishme dhe meriton çdo përpjekje të mundshme nga të gjithë për të shpëtuar jetën e çdokujt. Rritja e rasteve të reja të infeksionit në 24 orët e fundit në vendin tonë tregon se ende nuk është fituar kjo betejë dhe nuk mund të rrezikohet nga një parti, e cila duke qenë në pushtet ka përgjegjësi të dyfishtë.
Prandaj ne i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të vihet në veprim për të hetuar të gjithë ata që janë duke vënë në rrezik shëndetin publik. Po ashtu, bëjmë thirrje ndaj policisë që të vazhdojë punën e saj të mirë të deritanishme e të veprojë me seriozitet në kuadër të situatës së rëndë të pandemisë. Polica duhet të trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe rigoroze për sa i përket ndalimit të qarkullimit në përputhje me oraret e përcaktuara”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos