LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Karolinën e Veriut kundër masave mbrojtëse, demonstruesit me pushkë e raketahedhës në shpinë

Protesta në Karolinën e Veriut kundër masave mbrojtëse, demonstruesit me pushkë e raketahedhës në shpinë

Demonstruesit po protestojnë kundër masave mbrojtëse të mbylljes nëpër shtëpi dhe të gjitha bizneseve në SHBA, derisa qytetarët në Karolinën e Veriut janë parë duke shëtitur rrugëve të armatosur deri në dhëmbë, kurse disa prej tyre janë fotografuar në një lokal të ushqimit të shpejtë duke pritur në radhë me një raketahedhës që e kishte vendosur në shpinë, raporton CBS.

Në fakt fotoreporteri i të përditshmeve News dhe Observer, Travis Long, me seli në Karolinën e Veriut, ka realizuar një set të pazakontë fotografik që në masë të madhe u përhap në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e tij tregojnë një grup njerëzish me dhe pa maska, si dhe të armatosur deri në dhëmbë duke blerë sandviçë në një lokal, ku njëri prej tyre barte në shpinë raketahedhësin AT4 dhe dy revolverë. Derisa një tjetër kishte një pushkë të modifikuar me porosi.

Ai ato i kishte realizuar gjatë një dite të lirë duke përcjellë grupin që e quan veten Blue Igloo, për të cilën Observer pretendon se janë mbledhur në qendër për t’i dhënë mbështetje Amendamentit të Parë dhe të Dytë të Kushtetutës amerikane.

Ky fotoreporter ka deklarua për CBS, ka menduar se shfaqja e këtyre personave në lokal kishte ndodhur sepse kishin dalë për të protestuar kundër masave të distancimit social.

“Kjo flet se sa është e çuditshme atmosfera tani si dhe kultura që është ndarë në këtë vend. Të presësh për ushqim me sasi kaq të madhe të armëve është diçka e çuditshme”, ka shtuar Long.

Fotografitë janë shpërndarë në rrjete sociale dhe atë nga shumë fytyra eminente. Ndërkaq kujtojmë që në Karolinën e Veriut bartja e armëve lejohet me ligj, por jo gjatë tubimeve publike.

Grupi Blue Igloo e pranon se është diçka e kundërligjshme, por mundohen të arsyetohen se kanë qenë jashtë për të thithur paksa ajër të pastër. Në anën tjetër të përditshmet News dhe Observer, raportojnë se asnjë person nga ky grup nuk është arrestuar nga policia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori