LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në parkun plotë qytetarë në Teksas, lëndohen pesë persona – kalimtari filmon momentin kaotik

Të shtëna armësh në parkun plotë qytetarë në Teksas, lëndohen pesë persona – kalimtari filmon momentin kaotik

Pesë persona janë lënduar nga të shtënat në një park në qytetin Fort Worth në Teksas, raporton CNN.

Të shtënat kishin ndodhur mbrëmë, derisa fishekzjarrët po fluturonin në ajër sipas dëshmitarëve janë dëgjuar të shkrepurat e rreth 30 plumbave, transmeton Telegrafi.


Në ato momente në park gjendeshin rreth 600 persona, kurse policët që kishin hasur në vendin e ngjarjes kanë gjetur pesë persona të lënduar që janë dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Policia ka bërë të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, derisa dy tjerë janë në gjendje kritike. Në kumtesën e tyre nuk janë dhënë informata shtesë për viktimat apo për të dyshuarit për sulm.

Një video amatore shfaq turmën duke vrapuar nëpër rrugë për t’i shpëtuar plumbave, që është filmuar nga një kalimtar rasti që ishte brenda veturës.

Në Teksas që nga 1 maji janë hequr masat e karantinimit dhe planifikohet që shpejt edhe të ketë zbutje tjera të masave kufizuese. Parqet janë hapur sërish, kurse qytetarëve u bëhet apel të respektojnë distancimin fizik social. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori