LAJMI I FUNDIT:

OEK dhe OEAK: Gjykata të trajtojë me prioritet paditë e kompanive të naftës lidhur me vendimin e AKK-së

OEK dhe OEAK: Gjykata të trajtojë me prioritet paditë e kompanive të naftës lidhur me vendimin e AKK-së

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë përcjellë me vëmendje situatën e krijuar pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës lidhur me shkeljen e pretenduar të çrregullimit të konkurrencës tregtare nga ana e kompanive të naftës në Kosovë.

“Koha në të cilën është nxjerrë një vendim i tillë është relativisht e papërshtatshme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, përfshirë këtu edhe pezullimin e punës së gjykatave dhe vonesën e mundshme në trajtimin e padive të ndërmarrjeve të prekura, gjë që cenon të drejtën universale të palëve për gjykim të shpejtë.

Në rrethana kur vetë Autoriteti konkludon se ndërmarrjet e hetuara nuk kanë abuzuar me pozitën dominuese në treg, as në formë individuale e as kolektive, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane thërrasin për përmbajtje për sa i përket pretendimeve që janë objekt i vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, për shkak të shmangies së dëmeve të mëtejme mbi ndërmarrjet për aq kohë sa gjykatat e Republikës së Kosovës nuk do të nxjerrin aktvendime të plotfuqishme”, thuhet në njoftimin për media.


Në këtë kontekst dhe duke parë lartësinë e gjobave që u janë shqiptuar ndërmarrjeve nga ana e AKK-së, e që rrezikon edhe mbijetesën e këtyre ndërmarrjeve, por edhe dëmin jomaterial që u është shkak shkaktuar ndërmarrjeve përkatëse, trajtimi i padive në konfliktin administrativ duhet të bëhet me prioritet dhe objektivitet maksimal, duke u ofruar kështu ndërmarrjeve mundësinë e lirimit nga akuzat e pretenduara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori