Një raport i ri gjerman tregon se si presidenti kinez Xi Jinping personalisht i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, që “të vonojë një paralajmërim global” në lidhje me kërcënimin COVID-19 gjatë një bisede në janar.
Gazeta gjermane Der Spiegel publikoi akuzat këtë fundjavë, duke përmendur një raport nga Shërbimi Federal i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND), transmeton Telegrafi.
Disa orë pasi lajmet dolën në dritë, OBSH lëshoi një deklaratë duke i quajtur të dhënat “të pabaza dhe të pasakta”.
Sipas BND-së gjermane, “Më 21 janar, udhëheqësi kinez Xi Jinping i kërkoi shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus që të përmbajë informacionet në lidhje me transmetimin njeri-në-njeri dhe të vonojë paralajmërimin e një pandemie”.
Ky raport vlerëson se fshehja e Kinës bëri që bota të humbiste katër deri në gjashtë javë të vlefshme për të luftuar virusin.
Ndërsa OBSH reagoi përmes një deklarate: “Tedros dhe presidenti Xi nuk folën më 21 janar dhe kurrë nuk kanë folur në telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19”.
Nëse të dhënat nga shërbimi i inteligjencës gjermane do të konfirmoheshin, deklarata e Donald Trump se OBSH është “përqendruar në Kinë” do të fitonte mjaft reputacion. Në prill, qeveria amerikane pretendoi se OBSH po bëhej një mjet “propagande kineze” dhe presidenti vendosi të ndalojë financimin e organizatës.
Në fakt, një raport i Departamentit të Sigurisë së Brendshme akuzon Kinën se “fshehu qëllimisht” pandeminë në fillim të janarit dhe mbajtjen e furnizimeve mjekësore. Dokumenti me katër faqe, i datës 1 maj dhe i marrë nga Associated Press, vë në dukje se Kina minimizoi publikisht virusin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë