LAJMI I FUNDIT:

Komunat e Pollogut në gjendje të rëndë financiare

Komunat e Pollogut në gjendje të rëndë financiare

Komunat rurale në Pollog ankohen se janë në gjendje të rëndë financiare. Thonë se shpenzimet iu janë shtuar për shkak të aktiviteteve për dezinfektim të vazhdueshëm si masë kundër virusit korona. Madje shumë ndërmarrje publike, për të dytin muaj me radhë, nuk mund ti sigurojnë as pagat e punëtorëve.

“Ne si komunë kemi ndërmarrë gjitha aktivitetet duke dezinfektuar gjitha rrugët lokale, hapësirat publike ku frekuentojnë njerëzit dhe kjo ka edhe koston e vetë financiare sepse ato dezinfektime kushtojnë. Nga ana tjetër, ne në këtë periudhë ne nuk kemi pagesa si në kushte normale, qytetarët nuk bëjnë pagesat e tyre që i kanë obligim dhe kjo neve na vështirëson funksionimin financiarisht në këtë periudhë”, deklaroi Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.

“Ditëve në vijim siç e shohim ka mundësi të ngelin edhe pa rroga punëtorët e punësuar në Ndërmarrjet publike. Kemi kërkuar nga Qeveria gjitha komunat që ata të bëjnë një platformë sado qoftë ajo por të ketë një ndihmesë që t`iu dalim në shërbim qytetarëve mos t`i lëmë në këtë gjendje”, tha Isen Shabani, kryetar i komunës së Vrapçishtit.


Krerët e komunave kërkojnë nga Qeveria fonde për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga pandemia.

“Pushteti lokal është shtylla kryesore që duhet të merr pjesë nga ai borxh, sepse ne ballafaqohemi drejtë për drejtë me qytetarët. Pushteti lokal duhet të ketë mbështetje direke në këtë rast me financa nga Qeveria”, u shpreh Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.

Megjithatë ka edhe komuna të cilat nuk janë prekur nga kriza. E tillë është Komuna e Bërvenicës, e cila siç theu kreu i saj, Enver Pajaziti për momentin po i realizon projektet e planifikuara.

“Nuk kemi mbipunësime, nuk kemi bë punësime për vota. Ne kemi punësime sipas koeficientit të banorëve dhe ato rroga mjaftojnë për të punësuarit dhe për këshillin komunal. Sa i takon NPK-së ajo ka buxhetin e vetë, ka llogarinë e vete dhe ata arrijnë nga veprimtaria që bëjnë ta menaxhojnë, me vështirësi por i sigurojnë rrogat”, u shpreh Enver Pajaziti, kryetar i komunës së Bërvenicës.

Një pjesë komunave thonë se për muajin mars dhe prill, të hyrat në buxhetin e tyre janë ulur për më shumë se 80 për qind./Alsat//

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it

Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Lajme
Kalo në kategori