LAJMI I FUNDIT:

FMN ndanë 18 miliardë dollarë për të ndihmuar 50 vende të prekura nga COVID-19

FMN ndanë 18 miliardë dollarë për të ndihmuar 50 vende të prekura nga COVID-19

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar 18 miliardë dollarë deri më tani për të ndihmuar dhjetëra vende për t’u përballur me ndikimin e pandemisë së COVID-19.

Sipas FMN-së, ndarja e fondeve do të përfshijë 50 vende.

“Që nga fillimi i prillit dhe deri më 6 maj, ne kemi miratuar financimin për 50 vende nën këto lehtësira emergjente. Ky është një hap i FMN-së me një shpejtësi të paparë dhe me një mënyrë të paparë për të përmbushur këtë sfidë të paparë, me të cilën po përballemi të gjithë”, tha Gerry Rice nga FMN, përcjell Telegrafi.


Ai tha se mbi 100 vende kanë kërkuar ose shprehur interes për ndihmë nga FMN që nga fillimi i krizës COVID-19.

Rice sqaroi se ndihma urgjente për COVID-19 nuk krahasohej me programet normale të FMN-së pasi fondet nuk ishin të lidhura me kushte të caktuara.

“Më e rëndësishmja, këto lehtësira i lejojnë Fondit të sigurojë ndihmë emergjente pa pasur nevojë të ketë një program të plotë. Pra, ato nuk sjellin kushtëzimin e zakonshëm të FMN-së”, tha ai.

Për të shmangur keqpërdorimin e fondeve, ai tha se vendeve anëtare u kërkohet të marrin përsipër që paratë përdoren vetëm për qëllime urgjente që lidhen me COVID-19. /Telegrafi/