LAJMI I FUNDIT:

BQE: Ekonomia ka nevojë për dalje nga izolimi i pandemisë

BQE: Ekonomia ka nevojë për dalje nga izolimi i pandemisë

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha se nuk ka zgjidhje tjetër përveç të tejkalojë politikat konvencionale për të luftuar krizën e Coronavirusit.

Duke folur në një panel me anë të një videotakimi me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, Lagarde tha se rrethanat aktuale janë “të jashtëzakonshme dhe po ashtu duhet të jenë edhe reagmet”, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet të marrim të gjitha masat dhe politikat e mundshme për të qetësuar tronditjen, pasi ne kemi tashmë krizën më të pashembullt ekonomike në kohë paqeje”, deklaroi Lagarde.


Edhe Georgieva mbështeti mendimin se krijuesit e politikave duhet të përdorin gjithçka kanë në dorë për të tejkaluar recesionin.

“Mesazhi duhet të jetë për të gjithë. Më e mira që mund të bëjmë në një situatë si kjo është të mësojmë së bashku, të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur dhe ata që janë më të fortë bëjnë më shumë për ata që janë më të dobët”, theksoi Georgieva.

Por çfarë thonë ekonomistët? Sipas tyre bllokimi është faktori kritik që çon rënien në prodhimin botëror.

Në javët dhe muajt e ardhshëm, lehtësimi i kontrolleve të rrepta do të jetë thelbësor për të mundësuar fillimin e një rimëkëmbjeje.

Bankat qendrore kanë qenë në pararojë të mbështesin ekonomitë e tyre përballë pandemisë, e cila ka mbyllur bizneset dhe ka lënë miliona njerëz pa punë.

FMN parashikoi muajin e kaluar se recesioni i ashtuquajtur “Great Lockdown” mund të çojë në një tkurrje botërore prej 3 për qind brenva 2020-së dhe paralajmëroi se rimëkëmja e mëvonshme mund të rrezikohet nëse virusi vazhdon ose kthehet me një tjetër valë.

Georgieva vlerësoi përpjekjet e bankierëve qendrorë si Lagarde, duke thënë se veprimet e tyre i bëjnë përpjekjet e qeverisë të përballueshme.

“Ne kemi mjaft likuiditet dhe normat e interesit ka të ngjarë të qëndrojnë shumë, shumë të ulta. Ne mund ta trajtojmë këtë rritje të borxhit për ca kohë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"

Ekonomi
Kalo në kategori