Komisioni për Ndihmë Shtetërore në mbledhjen e tij të rregullt, i ka kërkuar Departamentit të Ndihmës Shtetërore (DNSH) në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, që nën dyshimin për dhënien e ndihmës së kundërligjshme, bazuar në Ligjin për Ndihmë Shtetërore, t’i kërkojë Zyres se Rregullatorit për Energji (ZRRE) të paraqesë të gjitha të dhënat rreth vendimit për tarifën nxitëse për prodhimin e 20 megavat shtesë të energjisë diellore/solare në Republikën e Kosovës.
Ky komision sqaron se ZRRE përmes vendimit të datës 27.11.2019, ka caktuar tarifën nxitëse prej 85.5 euro për megavat, duke garantuar kështu, për 12 vjet, çmimin e blerjes për prodhuesit të energjisë diellore, të zgjedhur mbi bazën ‘kush vjen i pari, shërbehet i pari’, në mungesë të procedurave të hapura konkurruese.
“Tavani për të përfituar nga kjo masë e ndihmës për prodhues është deri në 3 megavatë. Komisioni për Ndihmë Shtetërore ka shprehur shqetësimin në lidhje me shmangjen e obligimeve ligjore nga ana e ZRRE, me vendimin e marrë, dhe nënvizon faktin se masa e ndihmës subjekt i këtij vendimi sipas nenit 11 (1) të Ligjit për Ndihmën Shtetërore është e kundërligjshme pasi nuk është njoftuar te autoritetet e mandatuara për të konstatuar përputhshmërinë me ligjin. Për më tepër, ZRRE-ja ishte në dijeni të detyrimeve të saj në bazë të Ligjit. Mbi këtë bazë ZRRE obligohet të paraqesë të gjitha të dhënat e kërkuara për masën e ndihmës në fjalë, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pune, nga dita e pranimit të kërkesës. Procedura që do të ndiqet nga DNSH/MFT është e krijuar, ndër të tjera, për të vërtetuar faktet.
Vendimi përfundimtar në lidhje me këtë masë të ndihmës do të merret nga KNSH, dhe si i tillë tash për tash nuk mund të paragjykohet. Komisioni për Ndihmë Shtetërore është në dispozicion të Departamentit për Ndihmë Shtetërore, ZRRE dhe institucioneve tjera dhënëse të ndihmës, me udhëzimet e nevojshme në aplikimin e Ligjit për Ndihmën Shtetërore në vend. Ndryshe, Komisioni për Ndihmë Shtetërore/KNSH është institucion i pavarur i krijuar në bazë të Ligjit për Ndihmën Shtetërore 05/L-100, dhe anëtarët e tij zgjedhen dhe emërohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Krahas tij, Departamenti i Ndihmës Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve kryen funksionin mbështetës për Komisionin.
Nga viti i kaluar, kur KNSH është funksionalizuar, deri tash, ka marrë 1 vendim negativ dhe 8 vendime De Minimis, raste këto që nga data 18.02.2020, me hyrjen në fuqi të rregullores De Minimis, (shih: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=27067.) vendosen në nivel të dhënësve të ndihmës, (Qeveria, Ministritë, Agjencitë dhe Komunat) në bazë të kritereve që përcakton rregullorja. Te njëtit (dhenes) janë të obliguar t’i raportojnë ato në DNSH, ndërsa ky i fundit konsolidon dhe mbanë regjistrin e ndihmës shtetërore në vend”, thuhet në komunikatën e komisionit.
Komisioni aktualisht i ka në procedurë edhe 7 raste të tjera për shqyrtim/vendim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë