LAJMI I FUNDIT:

14 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humb jetën një 61 vjeçar nga Tetova

14 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humb jetën një 61 vjeçar nga Tetova

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve janë bërë 242 testime për coronavirus, ndërsa prej tyre 14 kanë rezultuar pozitiv.

Prej qyteteve, 5 janë në Shkup, 2 në Prilep, 1 në Tetovë dhe 6 në Veles, njofton Telegrafi Maqedoni.

Poashtu nga MSH njoftojnë se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 20 pacientë të shëruar ndërsa në spitalin ‘8 shtatori’ ka humbur jetën një 61 vjeçar nga Tetova i hospitalizuar më 28 prill.


Deri tani kemi 1.099 pacientë të shëruar, 90 kanë humbur jetën dhe 397 është numri i rasteve aktive në Maqedoni./Telegrafi/