LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi gjendet në spermën e meshkujve – madje edhe pasi kanë filluar të shërohen

Coronavirusi gjendet në spermën e meshkujve – madje edhe pasi kanë filluar të shërohen

Coronavirusi i ri mund të vazhdojë të jetë në spermën e meshkujve edhe pasi të kenë filluar të shërohen.

Ky është një konstatim i nxjerrë të enjten nga studiuesit kinezë, i cili rrit mundësinë që virusi të transmetohet seksualisht, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, një ekip në Spitalin Komunal Shangqiu testoi 38 pacientë meshkuj të trajtuar atje në kulmin e pandemisë në Kinë, në janar dhe shkurt.


Dhe rreth 16 për qind e tyre kishin prova të coronavirusit në spermën e tyre, raportoi ekipi në revistën JAMA Network Open.

Rreth një e katërta e tyre ishin në fazën akute të infeksionit dhe gati 9 për qind e tyre ishin duke u shëruar, raportoi ekipi.

“Ne zbuluam se SARS-CoV-2 mund të jetë i pranishëm në spermën e pacientëve me COVID-19, dhe SARS-CoV-2 mund të zbulohet në spermën e pacientëve që shërohen”, ka shkruar Diangeng Li nga Spitali i Përgjithshëm i Ushtrisë së Popullit Kinez dhe kolegët e tij.

“Edhe nëse virusi nuk mund të ‘kopjohet’ në sistemin riprodhues të mashkullit, ai mund të vazhdojë, ndoshta mund të rezultojë nga imuniteti i privilegjuar i testikujve”, shtoi ekipi.

Imuniteti i privilegjuar do të thotë që sistemi imunitar nuk mund të arrijë plotësisht rajonin për të sulmuar ‘pushtuesit viralë’.

Megjithatë, sipas shkrimit të CNN, ky nuk është një konstatim befasues pasi që shumë viruse mund të jetojnë në traktin riprodhues të mashkullit.

Të dyja viruset Ebola dhe Zika u gjetën të përhapen në spermë, ndonjëherë disa muaj pasi një pacient mashkull ishte shëruar.

Gjithsesi, ende nuk është e qartë nëse coronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë pasi gjetja e provave të virusit nuk do të thotë se është infektive.

“Nëse mund të vërtetohet se SARS-CoV-2 mund të transmetohet seksualisht në studimet e ardhshme, transmetimi seksual mund të jetë një pjesë kritike e parandalimit të transmetimit”, ka shkruar ekipi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori