LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Në qershor nëse zbutet kriza me coronavirusin, duhet të shkojmë në zgjedhje

Zaev: Në qershor nëse zbutet kriza me coronavirusin, duhet të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për emisionin “Rruga Drejt” tha se vendi në dhjetor duhet të shkojë patjetër në zgjedhje pasi përfundon mandati 4 vjeçar i qeverisë.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në vend, po diskutohet për shkak se nëse zgjedhjet nuk realizohen gjatë verës, ndërsa në vjeshtë mund të ndodh ajo që paralajmërojnë ekspertët, një valë e re e mundshme e coronavirusit, atëherë realizim të procesit zgjedhor edhe në dhjetor do të ishte i vështirë. Çfarë ndodh atëherë nëse krijohen këto rrethana, pyet ai.

Sipas tij, nëse në qershor zbutet kriza, atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje, pasi në vjeshtë, nëse ndodh një valë e dytë, nuk kanë ka më kohë për shtyrje të procesit.


Zaev tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritjet janë që të sigurojnë nga 70 deri 100 mijë vota nga shqiptarët.

I pyetur se cilat janë se paku tre projekte të LSDM-së në favor të shqiptarëve, Zaev u përgjigj se qeverisja e LSDM-së solli barazi mes qytetarëve të Maqedonisë, pa bërë dallime. Sipas tij, janë realizuar projekte të shumta infrastrukturore rrugë dhe kanalizime, janë ndërtuar shkolla, çerdhe, në fund nuk lë pa përmendur edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori