LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: Kosovës i duhet një qeveri stabile

Varhelyi: Kosovës i duhet një qeveri stabile

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosovës i duhet domosdoshmërisht një qeveri stabile dhe e fuqishme.

I pyetur nëse mendon që nëse duhet mbajtur zgjedhjet e reja apo nëse ekziston diçka që do ta thyente bllokadën në Prishtinë, ai ka thënë se shpreson që “të gjitha partitë politike, bashkë me presidentin, do të mund të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme”.

“Nuk më takon mua të ofroj mundësi. Mendoj se ata janë të angazhuar plotësisht tani. Ata kanë kërkuar edhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, jam i sigurt se udhëheqësia politike në Kosovë do të jetë e gatshme për të gjetur zgjidhje të prekshme”.


Megjithatë ai ka thënë se “koha që po humbet është shumë e vlefshme”.

“Nëse vërtet dëshirojmë të luftojmë krizën, nëse vërtet dëshirojmë ta vendosim Kosovën në rrugën evropiane, neve na duhet të bëjmë gjithçka për të gjetur zgjidhje të shpejtë për një qeveri stabile”.

Ndryshe, më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

Më 30 prill, presidenti Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Po të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë vendim kundërkushtetues.

Procedurat për formimin e qeverisë së re pasojnë inicimin e mocionit të mosbesimit nga LDK-ja kundër qeverisë tashmë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në mesin e arsyeve për ngritjen e mocionit janë përmendur marrëdhëniet që së fundmi ka Kosova me Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori