LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë së Veriut

Shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë së Veriut

Me ushtrime demonstruese nga njësitet e MPB-së, si dhe ndarja e pllakateve për kontributin dhe angazhimin e veçantë në punën në Ministri për të punësuarit në MPB dhe pllakate për mirënjohje për përfaqësuesit e korit diplomatik në shenjë mirënjohje për bashkëpunim të deritashëm me sukses dhe mbështetje të vazhdueshme në përballjen dhe tejkalimin e pasojave nga Covid-19, sot në Qendrën në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov” në Shkup u shënua 7 Maji, Dita e Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Pllakata u janë ndarë Misionit të OSBE-së, Delegacionit të BE-së dhe të ambasadave të Kroacisë, Kinës, SHBA-së, Sllovenisë dhe Çekisë, si dhe shumë të punësuarve në MPB.

“Policia e Maqedonisë së Veriut jo vetëm në kontekst të zhvillimeve aktuale të krizës, por edhe më gjerë në të gjitha fushat e tjera në punën e vet do të mbetet garant i palëkundur në mbrojtjen e rendit kushtetues-juridik në zbatimin e ligjeve, të sigurisë personale dhe pronësore të secilit prej personave tanë. Festën e sotme e shënojmë në rrethana më të ndryshme të cilat na japin pasqyrë të qartë për rëndësinë dhe rolin e policisë edhe në gjendje të krizës siç është në fakt pandemia aktuale me Covid-19”, tha ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në fjalimin përshëndetës.


Ai theksoi më shumë se një tregues i qartë për potencialet dhe kredibilitetin e policisë së Maqedonisë së Veriut është organizimi demonstrues, përmbushja, disiplinimi ligjor dhe sakrifica e nëpunësve policorë të MPB-së në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të caktuara në përballjen me pandeminë dhe kryesisht në ruajtjen e jetëve të njerëzve si vlerë e paçmueshme të çdo shoqërie.

Ai theksoi se procesi integrues në BE dhe anëtarësimi në NATO nënkupton se MPB-ja e ka rolin kyç.

“Kjo do të thotë luftë e përforcuar dhe joselektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Realizim të plotë të këtij detyrimi të rëndësishëm është i mundur nëse ndaj realizimit të tij qasemi të bashkuar dhe nëse i tejkalojmë të gjitha pengesat të cilat e pengojnë kryerjen profesionale të detyrave tona dhe nëse MPB-në e çlirojnë nga të gjitha format e ndikimit të cilat do të mund në ndonjë mënyrë të hedhin hije mbi punën e saj. Në realizimin e këtij qëllimi të gjithë jemi në të njëjtën anë, gjegjësisht pajtohemi se me luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit mund ta ngremë nivelin e besimit në institucionin tonë, ndërsa me këtë shoqërinë tonë do ta bëjmë vend për jetesë”, tha Çulevi.

Ai shtoi se institucioni modern, i gatshëm për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nënkupton nëpunës policor profesional ne integritet të lartë të cilët në punën e tyre do të veprojnë në pajtim me ligjin.

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se në të gjitha dekadat e kaluara në rritje dhe zhvillim MPB ka kaluar në një sërë fazash të reformave në të gjitha fushat e punsë së policisë edhe atë në atë normative, në fushën e miratimit të dispozitave ligjore që do të na afrojnë në standardet evropiane në punën e policisë, ndryshimeve tekniko–teknologjike, kadrovike, strukturore dhe organizative.

Në solemnitet morën pjesë edhe zëvendësministri Agim Nuhiu, zëvendësministrja plotësuese Sllavjanka Petrovska dhe sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA

Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull

Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull

Lajme
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Kalo në kategori