Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takim me përfaqësuesit e 12 klubeve të Ipko Superligës.
Në këtë takim të pranishëm ishin nënkryetari Agim Dibrani, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe shefi i financave, Agim Gashi.
Temë e parë e këtij takimi ishte mundësia e rifillimit të garave, ku sekretari i përgjithshëm i njoftoi klubet se presidenti Ademi është në takimin e përbashkët të federatave me ministren Dumoshi dhe se tashmë FFK-ja iu ka drejtuar me shkresë të gjitha institucioneve që klubeve t’u mundësohet kthimi në stërvitje në mesin e këtij muaji si dhe zhvillimi i dy ndeshjeve gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës më 24 maj dhe rifillimi i kampionatit më 1 qershor, pasi afatet e parapara për rikthimin e aktiviteteve sportive me masat lehtësuese nga Ministria e Shëndetësisë nuk i mundësojnë FFK-së përfundimin e garave në afatet e parapara të UEFA-s.
Sa i përket kësaj çështje përfaqësuesit e të gjitha klubeve ishin unik dhe të pajtimit që nëse pranohen afatet e FFK-së të rifillohet me gara, përndryshe nuk do të ketë mundësi të vazhdimit të kampionatit.
Më tej është biseduar rreth fondeve nga UEFA e FIFA, ku nënkryetari Dibrani dhe sekretari i përgjithshëm Salihu ua kanë sqaruar klubeve se këto fonde janë të përvitshme për projektet e federatave, por këtë herë UEFA ka vendosur që t’ua alokojë këto mjete më herët si pasojë e pandemisë.
Ndërkohë, klubet janë njoftuar se FFK do t’i qëndrojë atyre afër dhe se të gjitha mjetet që do të vijnë nga pako emergjente e Ministrisë së Sportit do t’u përcillen klubeve, derisa KE i FFK-së do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për t’i ndihmuar klubet sërish nga fondet e saj, varësisht se si do të rrjedhë situata me pandeminë dhe nëse do të fillojë apo jo kampionati.
Në fund është diskutuar edhe transparenca e financave, ku nënkryetari Dibrani ka njoftuar klubet se auditimi është bërë dhe bëhet në vazhdimësi, si nga auditorët e brendshëm ashtu edhe nga ata të jashtëm nga FIFA e UEFA.
Disa nga klubet kanë kërkuar që auditimi të jetë eksternal, me ç’rast nënkryetari Dibrani ka thënë se nëse e lejon ligji do të bëhet edhe auditim mbi auditim, ngase FFK nuk ka çfarë të fshehë dhe gjithçka e bën me transparencë të plotë dhe për këtë i përgjigjet UEFA-s dhe FIFA-s.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si ndodhi shkëmbimi Doncic – Davis: Asnjëri nga lojtarët nuk ishte në dijeni, por as trajnerët e dy klubeve
Juventusi rikthehet te fitoret, mposht me përmbysje spektakolare Empolin
Njeriu i barazheve të fituara – Erdin Hashani rrëfen prapaskena interesante në “Arena e Yjeve”
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos