LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Kanë mbetur vetëm 14 raste aktive me COVID-19 në Ferizaj

Aliu: Kanë mbetur vetëm 14 raste aktive me COVID-19 në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në RTV Dukagjini ka thënë se tashmë numri i të shëruarve nga coronavirusi në këtë komunë është 82.

“Kanë mbetur edhe 14 pacientë që janë pozitiv në COVID-19. Edhe ata janë në rrugë për t’u shëruar dhe për t’iu kthyer jetës normale”, tha ai, përcell Telegrafi.

Aliu thotë se të gjithë këta pacientë që janë ende të prekur nga coronavirusi janë në gjendje të mirë dhe gjenden në shtëpitë e tyre në pritje të shërimit të plotë.


“Vlen për t’u theksuar se dy pacientë që kanë qenë të moshuar në dy teste gjatë dy ditëve kanë rezultuar negativ duke fituar përballjen me COVID-19. Kjo na bënë të lumtur dhe është një mesazh i mirë dhe ndoshta padrejtësisht i kemi panikuar edhe moshat e shtyra pasi edhe ata mund të shërohen nga coronavirusi”.

Kryetari i Komunës së Ferizajt ka falënderuar edhe kolonelin amerikan të Kampit Bondsteel që ka lëshuar në pushim stafin administrativ dhe ka izoluar ushtarët për të mos përhapur më tej coronavirusin./Telegrafi/