LAJMI I FUNDIT:

​Në Malishevë mbyllen 11 lokale, nuk respektuan vendimet gjatë pandemisë

​Në Malishevë mbyllen 11 lokale, nuk respektuan vendimet gjatë pandemisë

Inspektorati komunal në Malishevë dhe Policia e Kosovës, prej fillimit të aplikimit të masave për subjektet afariste dhe lëvizjes së kufizuar të qytetarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19, i kanë mbyllur 11 subjekte afariste, si dhe janë iniciuar procedurë për 70 persona fizik, për mosrespektim të këtyre masave.

Kështu ka bërë të ditur sot, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Dibran Kastrati, bazuar në raportet e inspektimeve të inspektorëve në Komunën e Malishevës, nga fillimi i zbatimit të masave, e deri më sot.

Drejtoria e Inspektoratit në Malishevë, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve afariste, që në përpikëri ti zbatojnë vendimet për punë të subjekteve afariste dhe për lëvizje sipas orarit të paraparë, ose në të kundërtën do të ballafaqohen me ligjin, për mosrespektim të vendimeve.


Qëllimi i vendimeve për kufizim në lëvizje, si dhe për mënyrën e funksionimit të subjekteve afariste, është mbrojtja e jetës së banorëve, si pasojë e prezencës së virusit korona (COVID-19).

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori