LAJMI I FUNDIT:

Edona Llalloshi flet pas reagimeve të kolegëve për dasmat, thotë se duhet të formohet një shoqatë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre artistike

Edona Llalloshi flet pas reagimeve të kolegëve për dasmat, thotë se duhet të formohet një shoqatë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre artistike
Edona Llalloshi (Foto: Instagram)

Çështja e dasmave apo ndalimi i tyre për shkak të pandemisë së COVID-19 kohëve të fundit ka ngjallur debat të madh tek njerëzit, e posaqërisht te këngëtarët shqiptarë.

Kjo ngase për shumë nga artistët e estradës shqiptare të ardhurat më të mëdha vijnë nga këto ahengje.

Ishte fillimisht këngëtari Labinot Tahiri, ai i cili tërhoqi vëmendje të madhe me deklaratat e tij duke thënë se nëse dasmat anulohen do të organizojë protestë.


Edona Llalloshi (Foto: Instagram)

Megjithatë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi së fundmi ka bërë një reagim përmes rrjeteve sociale, gjersa ka folur edhe për të drejtën autoriale që duhet të ketë çdo këngëtar.

Artistja, e cila është pjesë e estradës që 25 vite, thotë se formimi i një shoqate do t’i mbronte dhe do t’i zbatonte të drejtat e tyre artistike.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo po ashtu tash e pesë vite është pjesë e platformës “Premier Songs”, e cila i ka ndihmuar tejet shumë sa i përket piraterisë dhe kthimit të investimeve në këtë industri.

https://www.instagram.com/p/B_16heGJ5xr/

Postimi i plotë i këngëtares Llalloshi:

“Kohën e fundit nëpër statuse të ndryshme të kolegëve të mi, por edhe nëpër debate televizive, debatohet, komentohet, e drejta e krijuesve dhe performance e tyre muzikore, si në prezantime, koncerte, dasma, e tubime të ndryshme por edhe e dreja autoriale.
Unë konsideroj se komplet qasja është e gabuar!

Duhet të fillohet nga organizimi i mirëfilltë, brenda për brenda estradës, e jo si deri më tani me iniciativa vetjake ose personale.
Prej nga fillimi i karrierës sime, ku janë 25 vite, dëgjoj se të paktën do të formohet një shoqatë, e cila do t’i mbronte dhe do të zbatonte të drejtat e tona artistike.

Në 5 vitet e fundit unë jam anëtare e rregullt me kontratë, në platformën Premier Songs. Falë kësaj antarësie unë nuk kam problem nga ana profesionale si nëpër platforma të ndryshme digjitale, në App Store dhe Google Play. Jam komod si për publikimin dhe distribuimin e prodhimeve te mia muzikore. Kjo më ka ndihmuar shumë , në radhë të parë sa i përket piraterisë , dhe kthimin e investimeve në këtë industri.

Është hapi i parë dhe i vetëm, sipas ligjit mbi të drejtën autoriale, të Republikës së Kosovës, të filloj zbatimi i tij në praktikë. Pra mendoj, se është e kotë të debatohet pa një bazë të mirë juridike! Ka shumë për t’u thënë dhe në mënyrë absolute nuk dua të ofendoj apo minimizoj punën dhe mendimin, cilido qoftë nga kolegët e mi, por mendoj dhe jam e sigurt pa një organizim më të mirë institucional dhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, asnjëra nga këto ‘shqetësime’ të ngritura, në të ardhmen e afërt nuk do të realizohen.
Pra mendoj, se është e kote të debatohet pa nje baze te mire juridike! Pra mos te kuptohet si marketing nga ana ime, por tash për tash, e vetmja zgjidhje e shpejt dhe efektive është kontrata me Premier Song. Ju faleminderit. Me respekt Edona Llalloshi”.

/Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B_2LSCrp9X9/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori