LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit kthehen në klasa në qytetin kinez ku shpërtheu epidemia e coronavirusit

Nxënësit kthehen në klasa në qytetin kinez ku shpërtheu epidemia e coronavirusit

Pas katër muajsh me shkollat ​​e mbyllura si pasojë e coronavirusit, nxënësit u kthyen në klasa me maska ​​dhe u desh të kalonin nëpër kamera me rreze infra të kuqe për të zbuluar nëse kishin ethe të mundshme.

Nxënësit nga shkollat ​​e mesme në Wuhan, qyteti kinez, ku mendohet se ka origjinën COVID-19, u kthyen në klasa të mërkurën me masa, duke përfshirë veshjen e maskave të fytyrës , detektorët e temperaturës dhe distancimin shoqëror, transmeton Telegrafi.


“Shkolla më në fund po fillon përsëri”, tha një nxënëse në rrjetin social Weibo.

“Jam shumë e lumtur që po kthehem në shkollë”, shtoi ajo.

Nxënësit ulen në tavolina individuale një metër larg njëri-tjetrit, përballë mësuesve të tyre të cilët i shohin për herë të parë që nga janari.

Rastet e deklaruara me coronavirus janë ulur ndjeshëm në Kinë javët e fundit, dhe vetëm dy infeksione u njoftuan këtë të mërkurë, dhe të dy me origjinë të huaj.

Në tre javët e fundit nuk ka pasur vdekje. Bilanci i përgjithshëm i të infektuarve është  82.883 raste me 4,633 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori