Suedia dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur qasje të ndryshme ndaj pandemisë së coronavirusit, por të dy mund të përfundojnë me shkallë të lartë të vdekjes.
Suedia ka shmangur karantinën në të gjithë vendin, duke i lënë shkollat dhe bizneset jo-thelbësore të hapura dhe duke i nxitur banorët e saj të mbajnë distancë sociale. Ndërsa SHBA-të, ndërkohë, janë mbështetur në urdhrat e qëndrimit në shtëpi për të parandaluar përhapjen e virusit – por shumë vende janë ballafaquar me protesta, sepse mijëra qytetarë nuk e duan karantinimin. Por heqja e masave të kufizimit, nga shumë ekspertë shihet se mund të kthejë një valë tjetër të virusit, shkruan Business Insider.
Qasja e diskutueshme e Suedisë, e cila duket se mbështetet në “imunitetin e tufës”, nuk ka shkuar ashtu siç e kanë menduar drejtuesit e vendit. Suedia, e cila ka më shumë se 10 milionë banorë, ka 23.226 të infektuar nga COVID-19 dhe 2.8554 vdekje nga virusi – një normë vdekjeje prej 279.98 vdekjesh për 1 milion njerëz, një nga më të lartat në botë, transmeton Telegrafi.
Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një popullsi prej 328.2 milionë, kanë parë 1.152.372 raste me COVID-19 dhe 67.456 vdekje nga virusi, që do të thotë se ajo ka përjetuar një normë prej 205.53 vdekjeve për 1 milion njerëz.
Suedia dhe SHBA-ja janë ndër 10 vendet e para me nivelin më të lartë të vdekjes për frymë nga COVID-19, sipas të dhënave nga Satista. Në bazë të të dhënave, Kanada ka 108.02 për 1 milion njerëz. Vendet e tjera nordike janë edhe më të ulëta – Norvegjia ka një normë prej 40.27 vdekjesh për 1 milion njerëz, dhe Finlanda ka një normë prej 43,49.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se kombet e tjera, përfshirë Spanjën dhe Italinë, kanë nivele më të larta të vdekjes për frymë sesa SHBA dhe Suedia. Të dy vendet kanë popullsi më të vjetër, gjë që ndikon në nivelin e vdekjes, së bashku me faktorë të tjerë të tillë si disponueshmëria e testimit.
Suedia është duke u bërë më keq se vendet e tjera nordike
Strategjia e Suedisë është unike në krahasim me vendet tjera në Evropë, ku vende si Italia, Spanja dhe Britania e Madhe kanë lëshuar urdhra dhe bllokime të rrepta të qëndrimit në shtëpi për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.
Rezultatet e për të arritur imunitetin e tufës mbeten ende të panjohura kur bëhet fjalë për coronavirusin. Ende mbetet e paqartë nëse antitrupat nga COVID-19 japin njerëzve imunitet, dhe për sa kohë zgjat.
Qasja amerikane nuk është aspak e mirë
Disa shtete kanë filluar rihapjen e bizneseve jo thelbësore në javët e fundit, dhe vendi mund të shohë një goditje vdekjeprurëse këtë muaj si rezultat i hapjes së vendit.
SHBA raportoi 823 vdekje të reja COVID-19 të martën. Parashikimet nga qeveria sugjerojnë se mund të ketë 3,000 vdekje të reja në ditë deri më 1 qershor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?