LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Ismaili tregon pse refuzoi donacionin me maska nga Kanadaja

Ish-ministri Ismaili tregon pse refuzoi donacionin me maska nga Kanadaja

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se buxheti për shëndetësinë në kur ka qenë ai ministër ka qenë 10 milionë euro më i madh se ai që është miratuar në Qeverinë Kurti.

Ismaili në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ai buxhetin e ka planifikuar për nevojat e kohës kur nuk kishte pandemi.


Ai thotë se me 30 janar në QKUK në stok kanë qenë 60 mijë maska, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PDK-së ka folur edhe për temën e shumëpërfolur të refuzimit të një donacione me maska nga Kanadaja.

“E para kanë qenë maska pa asnjë lloj certifikate të kualitetit. Kanë qenë maska me afat të skaduar. As Shqipëria nuk i ka pranuar por të njëjtat kanë mbetur në port. Në momentin kur ka rënë pandemia Shqipëria i ka nxjerrë nga magazina ato maska të konfiskuara dhe i ka vendos në përdorim”.

Ismaili thotë se pranimi i maskave pa certifikatë sigurie është një burim korrupsioni që ndodh zakonisht në botë.

Ismaili thotë se Vitia ka punuar mirë por i numëron edhe ato që i quan dështime
Lexo po ashtu Ismaili thotë se Vitia ka punuar mirë por i numëron edhe ato që i quan dështime

“Për ilaçe të skaduara kompania duhet të paguajë tarifa për asgjësim. Për të evituar këtë gjë ata ndonjëherë i dërgojnë në shtete që mendojnë se mund të përdoren edhe disa kohë. Edhe neve maskat na kanë ardhur pa na pyetur”.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se donacioni i maskave nuk ishte nga shteti i Kanadasë por nga një OJQ e atij vendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori