LAJMI I FUNDIT:

APK reagon ndaj OAK-ut, pas kërkesës për shkarkim të kryeshefit, Ahmet Zejnullahu

APK reagon ndaj OAK-ut, pas kërkesës për shkarkim të kryeshefit, Ahmet Zejnullahu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës (APK), ka reaguar ndaj komunikatës për media të lëshuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK), ku kanë kërkuar shkarkimin e Kryeshefit të APK-së, Ahmet Zejnullahu, me arsyetimin se ky i fundit përmes një përgjigje ndaj odës kishte thënë se nuk i jep prioritet kërkesës së operatorëve ekonomik për lirimin e tyre nga qiraja për tokat pyjore të APK-së.

Agjencia e Pyjeve të Kosovës, thekson se kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu në asnjë rast nuk e ka dhënë një përgjigje të tillë për OAK-në, transmeton Telegrafi.


​Oda e Afarizmit kërkon nga kryeministri ta shkarkoj kryeshefin e Agjencisë Pyjore
Lexo po ashtu ​Oda e Afarizmit kërkon nga kryeministri ta shkarkoj kryeshefin e Agjencisë Pyjore

Reagimi i plotë:

“Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit publik, Agjencia e Pyjeve të Kosovës, njofton opinionin publik se kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu në asnjë rast nuk e ka dhënë një përgjigje të tillë për OAK-në dhe për hir të korrektësisë njoftojmë se ai në përgjigjen e tij ka theksuar se tashmë edhe APK-ja është në pritje të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me kërkesën e odës për përfshirjen në Pakon Emergjente, për lirimin nga pagesa e qirasë të operatorëve ekonomik, të cilët shfrytëzojnë tokat pyjore.

Për hir të korrektësisë, njoftojmë se Agjencia Pyjore e Kosovës, me 31 mars të vitit 2020 ka pranuar kërkesën e OAK-së përmes Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku më këtë rast është kërkuar nga agjencia përpilimi i një analize financiare për kërkesën e odës për pezullimin e qirasë për operatorët ekonomik në sektorin pyjor dhe të shihet aspekti ligjor se në cilin nivel duhet marrë ky vendim.

Ndërkaq, me 06 prill të vitit 2020, APK-ja pas shqyrtimit të kërkesës së OAK-së, (i cili përfshin vetëm sektorin e minierave/ mineraleve/gurthyesve ) kërkon nga Ministri i MBPZhR-së që ndërmarrjet, të cilat kanë kontratë për shfrytëzim në sektorin minerar nuk janë në grupin e ndërmarrjeve, të cilat përfshihen në lirimin e pagesës dhe më këtë rast i ka propozuar Ministrit Besian Mustafa, që për shkak të kushteve dhe rrethanave të krijuara me pandeminë COVID 19 të kërkoj nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave dhe Transfereve të marrë vendim për pezullim të përkohshëm të pagesës për tre muajt e ardhshëm (01 Mars 2020-01 Qershor 2020) të qirasë , sepse kjo masë do të ketë direkt interferim në Buxhetin e Kosovës.

Pra, për hir të opinionit publik, Agjencia Pyjore e Kosovës sqaron se që nga muaji mars nuk ka bërë asnjë presion ndaj asnjë operatori ekonomik për kryerjen e pagesave sipas kontratave, pasi që jemi në pritje të një përgjigje nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe në momentin e marrjes së kësaj përgjigje, agjencia do të veprojë konform vendimit që do të merret për këtë çështje nga ana e tyre ne do të veprojmë konform Vendimit që merret lidhur me këtë çështje.

Duke u nisur nga këto argumente, e deri në marrjen e një vendimi të tillë operatorët ekonomik nuk janë te liruar në kryerjen e obligimeve që rrjedhin sipas kontratës valide për shfrytëzimin e tokës pyjore me qira.

Agjencia Pyjore vepron në përputhje me ligjin si Agjenci Ekzekutive, e cila merret me menaxhimin dhe administrimin e pyjeve dhe tokave pyjore shtetërore dhe zbaton ligjet dhe Udhëzimet Administrative që e rregullojnë këtë sektor.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin publik se MBPZhR-ja ka marrë për bazë kërkesat e OAK-së dhe ka formuar grupin punues për nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e sektorit minerar, i cili udhëzim tashmë është në procedurë të miratimit.

Në anën tjetër, të gjithë operatorët me rastin e aplikimit për marrjen e tokës pyjore me qira, kanë qenë të informuar me kushtet ligjore dhe të gjitha kontratat janë bërë me vullnet te lirë pa imponime, prandaj lus te gjithë në respektimin e tyre”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori