LAJMI I FUNDIT:

Rusia dhe Irani kanë kryer sulme kibernetike ndaj universiteteve britanike, në përpjekje të vjedhin sekretin e vaksinës kundër coronavirus

Rusia dhe Irani kanë kryer sulme kibernetike ndaj universiteteve britanike, në përpjekje të vjedhin sekretin e vaksinës kundër coronavirus

Institutet britanike që po punojnë për një vaksinë kundër coronavirusit, janë sulmuar në mënyrë kibernetike nga Rusia dhe Irani.

Hakerët e lidhur me këto shtete armiqësore, i sulmuan universitetet e Britanisë së Madhe në përpjekje për të vjedhur sekretin, që më pas të prodhonin vet vaksina dhe komplete testimi, ndërsa shënjestër e tyre kanë qenë edhe shkencëtarë dhe mjekët që e studiojnë këtë virus, transmeton Telegrafi.

Shefat spiunë në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike i kanë quajtur sulmet ‘plotësisht të dënueshme’ dhe konfirmuan se po punojnë gjatë tërë kohës, për të luftuar kërcënimin në internet.


Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur në të gjeturat e hulumtuesve britanikë, për të luftuar virusin, hakërët kanë provuar të hynë në e-mailat dhe serverët e universiteteve dhe qendrave shkencore.

“Duket se ata janë duke dashur që të vjedhin informacion, për formën se si ne do t’i kundërpërgjigjemi coronavirusit”, raporton Mail on Sunday, shqetësimet e udhëheqësve të universiteteve.

Mirëpo, duhet thënë se asnjë prej sulmeve të deritanishme nuk ka qenë aq serioz, sa të arrinte të vidhen të dhëna të rëndësishme, apo të shkaktonte pasoja serioze në teknologjinë që shfrytëzohet për hulumtime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori