Nuk mund të qëndrojë dy vite pa futbollin evropian, De Bruyne paralajmëron largimin nga City
Manchester City është përjashtuar për dy vite me mospjesëmarrje në garat evropiane nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e përjashtoi Cityn pasi gjeti shkelje financiare në rregullat e Fair Play të vendosura nga UEFA.
Kampionët në fuqi të Anglisë e kanë apeluar këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv (CAS), por ende nuk kanë marrë një përgjigje.
Megjithatë nëse vendimi mbetet në fuqi, atëherë City do të mbetet pa njërin nga lojtarët kryesorë në skuadër, Kevin de Bruyne.
Ka qenë vet mesfushori belg që ka paralajmëruar se do të largohet nga City nëse vendimi me përjashtim për dy vite nga garat evropiane mbetet në fuqi.
“Dy vite pa luajtur në garat evropiane do të ishin shumë të gjata. Klubi na ka thënë se do të apelojë dhe se është njëqind për qind e sigurt se ka të drejtë”.
“Kjo është arsyeja që unë ende jam duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë”, tha De Bruyne.
Ylli belg ka deklaruar se nëse do të ishte dënimi një vjeçar atëherë nuk do të largohej nga City.
“Kjo është arsyeja pse unë do ta rishikojë pozicionin tim. Nëse do të ishte një vit atëherë do të shikoja mundësinë për të mbetur, por dy vite janë të gjata”.
“Në vitet e fundit shumë skuadra kanë pyetur për mua, por unë jam i lumtur që jam te City, njëri nga klubet më të mëdha në botë. Fillimisht duhet të pres vendimin pastaj të shikoj rreth të ardhmes”, deklaroi De Bruyne.
Kjo deklaratë e belgut ka alarmuar skuadrat e mëdha si Real Madrid, Juventus dhe Paris Saint Germain që janë të gatshme të shpenzojnë deri në 120 milionë euro për transferimin e De Bruynes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!