Disa teste të antitrupave, të cilët kontrollojnë infeksionin e mëparshëm COVID-19, kishin nivele të larta të përgjigjes pozitive, por ishin false, sipas një raporti të lëshuar së fundmi
Një përgjigje pozitive e rreme ndaj koronavirusit do të thotë se dikujt i thuhet se është infektuar, kur në të vërtetë nuk është kështu, ashtu njerëzit mund të mendojnë se janë imun ndaj virusit, ndërkohë që janë ende të prekshëm.
Nga 12 testet e antitrupave që u studiuan nga Projekti i Testimit COVID-19, një nga testet dha përgjigje negative të rreme më shumë se 15% të kohës, ose rreth një nga shtatë mostrat. Tre teste të tjera dhanë përgjigje pozitive të rreme më shumë se 10% të kohës.
“Kjo është e tmerrshme. Është vërtet e tmerrshme,”- tha Dr. Caryn Bern, një nga autoret e studimit që pa 12 testet.
Ajo tha se është joreale të mendosh që të gjitha testet do të jenë 100% të sakta gjatë gjithë kohës, por normat e tyre false pozitive duhet të jenë 5% ose më të ulëta, ose në mënyrë ideale 2% ose më të ulëta.
“Ne nuk jemi në atë pikë kur ndonjë prej këtyre testeve mund të përdoret me besueshmëri,”- shtoi bashkëautori i studimit, Dr. Alexander Marson.
“Ekziston një rrezik i madh që të mbështetemi totalisht në to, por shpresojmë që së shpejti të arrijmë në një pikë ku të mund të mbështetemi në këto teste.”
Megjithatë, problemi më i madh është boshllëku i njohurive në lidhje me mënyrën se si funksionon imuniteti, por edhe në lidhje me testet e antitrupave. /CNN
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi