LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas luftës, është amnisti për krimet serbe në Kosovë

Thaçi: Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas luftës, është amnisti për krimet serbe në Kosovë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e kryer nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë, ku u vranë rreth 116 civilë të pafajshëm.

Thaçi me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se heshtja e ndërkombëtarëve, 21 vjet pas luftës për krimet e kryera nga Serbia është amnisti e tyre për këto vepra.

“Sot, përkujtojmë 116 civilët, viktima të masakrës së Studimes së Vushtrrisë, masakër e kryer nga Serbia. Për këtë krim, ashtu si për 400 masakrat tjera, 10 mijë të vrarët, 20 mijë gratë e dhunuara, dhe 1 milion të zhvendosurit, askush është vënë përgjegjës nga drejtësia ndërkombëtare.


Heshtja e komunitetit ndërkombëtar, pas 21 viteve është amnisti për këto krime. Ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi, dhe amnisti nuk do të jetë opsion. S’mund të ketë paqe dhe pajtim pa drejtësi”, ka shkruar Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori