Asociacioni i Komunave të Kosovës po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të lejohet normaliteti për mbajtjen e mbledhjeve nëpër kuvendet komunale, pasi që shumë projekte dhe kërkesa të qytetarëve presin të shqyrtohen dhe miratohen.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se Pakoja Emergjente Fiskale sa i përket komunave me një shumë prej 10 milionë euro është bartur tek komunat, si dhe një komponentë tjetër e cila është pjesë e Pakos, sa i përket pagesës personave me nga 130 euro, të cilët nuk e kanë të punësuar ndonjë anëtarë në familje, është duke u zbatuar nga niveli lokal për evidentimin e të dhënave për këta qytetarë.
“Kjo kompetencë është e deleguar nga niveli qendror. Komunat po bëjnë një punë jashtëzakonisht të mirë sa i përket mbledhjes së shënimeve. Informimit të popullatës dhe evidentimit të gjithë personave të cilët do të jenë përfitues nga kjo pako në vlerë prej 130 euro. Të gjitha ato shënime i barten nivelit qendror dhe pastaj do t’i ekzekutojë këtë lloj përkrahje financiare”, thekson Ibrahimi, për KosovaPress.
Ndërsa, sa i përket punës së kuvendeve komunale, Ibrahimi shprehet se janë ngritur mjaft shqetësime nga qytetarët e komunave për çështje të ndryshme, si dhe për implementimin e projekteve në infrastrukturë.
Sipas tij, nëse nuk normalizohet puna e asamblistëve, shumë kërkesa nuk do të arrihet të miratohen dhe të zbatohen.
“Po ashtu janë ngritur shumë shqetësimi për çështje të tjera sa i përket implementimit të projekteve në infrastrukturën lokale, pasi që sipas tij komuna është dera e parë e qytetarëve dhe kërkesat e tyre janë të mëdha. Gjithashtu është kërkuar që të fillon puna normale e kuvendeve komunale, sepse po ka kërkesa të ndryshme nga qytetarët e komunave. Dhe nëse nuk lejohen punimet normale të kuvendeve komunale, shumë kërkesa nuk do të zbatohen”, deklaron ai.
Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës po ashtu ka thënë se komunat janë duke menaxhuar mirë situatën e pandemisë me gjithë kapacitetet që kanë ato, edhe pse herë pas herë kanë hasur në vështirësi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!