Studimi i ri konfirmon: Deri tani asnjë fëmijë nuk ka transmetuar coronavirusin te personat e rritur
“Roli i fëmijëve ende është i paqartë, mirëpo, si duket, ata nuk kanë rol të rëndësishëm”
Studimi më i ri thekson që nuk është gjetur asnjë rast i transmetimit të coronavirusit nga fëmija te personi i rritur.
Me analizën e ndikimit të sëmundjes së coronavirusit te fëmijët është treguar që fëmija nuk kanë rol të rëndësishëm në përhapjen e coronavirusit, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.
Madje edhe Organizata Botërore Shëndetësore thekson që deri tani nuk është shënuar ndonjë rast që fëmijët më të vegjël se 10 vjeç kanë transmetuar coronavirusin te të moshuarit.
Studimi të cilin e ka bërë Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe i Shëndetit të Fëmijëve ka zbuluar që provat e tyre tregojnë në vazhdimësi që, megjithatë, fëmijët nuk kanë rol të rëndësishëm në zinxhirin e infektimit, siç është menduar më herët.
Coronavirusi sulmon fëmijët shumë rrallë dhe përfshin shpesh raste asimptomatike. Ekzistojnë prova për rastet kritike të fëmijëve, mirëpo ato janë shumë të rralla.
“Roli i fëmijëve ende është i paqartë, por si duket ata nuk luajnë rol më të rëndësishëm”, ka thënë Dr Alasdair Munro, hulumtues klinik i sëmundjeve infektive pediatrike.
Në Francë, këtë javë është zbuluar një djalosh nëntëvjeçar, i cili është i infektuar me coronavirus, por që nuk ia ka transmetuar virusin askujt, me gjithë kontaktin me më shumë se 170 njerëz.
Këto teori i përkrahin edhe zviceranët. ”Fëmijët e vegjël nuk infektohen dhe nuk e bartin virusin. Ata nuk kanë receptorë për të marrë sëmundjen”, ka thënë Shefi për Sëmundje Infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë, Daniel Koch. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë