LAJMI I FUNDIT:

Çfarë pritet të rihapet në Gjermani dhe paralajmërimi i kancelares Merkel

Çfarë pritet të rihapet në Gjermani dhe paralajmërimi i kancelares Merkel

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve për pandeminë e coronavirusit.

Pas diskutimeve Merkel tha në Berlin se sheshet e lojërave për fëmijë dhe institucione si muze, vende përkujtimore, kopshte zoologjike dhe kopshte botanike mund të rihapen nëse plotësojnë kushtet e sigurisë për pandeminë e coronavirusit.

Komunitetet fetare kanë propozuar edhe kushtet nën të cilat mund të rifillojnë edhe shërbesat fetare në mbarë vendin.


Përveç rregullave të higjienës dhe të distancës, koncepti përfshin edhe rekomandimin për të mos kënduar dhe përdorur instrumente frymore.

Mendohet se si ata që këndojnë edhe ata që u bien instrumenteve frymore lëshojnë më shumë spërkla infektive.

Hap i ndërmjetëm

Merkel tha se diskutimet e deritanishme mes qeverisë federale dhe landeve janë “një hap i ndërmjetëm”.

Më 6 maj do të zhvillohet një takim tjetër ku do të merren në shqyrtim pasojat e pas lejes për hapjen e dyqaneve 14 ditë më parë, tha Merkel.

Kancelarja theksoi se qëllimi kryesor është që të ngadalësohet përhapja e virusit në mënyrë që sistemi shëndetësor të mund të përballojë numrin e njerëzve që mund të preken rëndë nga sëmundja.

Në rast shtimi të infeksioneve, sërish kufizime

Nëse kurba e infeksioneve do të rritet përsëri me shpejtësi, ne duhet të jemi gati për të reaguar, tha Merkel dhe paralajmëroi që askush nuk duhet të kujtojë se tani gjendja është e sigurt.

Në vendim e qeverisë gjermane thuhet se në rast se do të ketë “dinamika rajonale me numër të madh infeksionesh të reja institucionet duhet të reagojnë menjëherë. Kjo do të thotë edhe që do të rihyjnë në fuqi kufizimet e para 20 prillit, pra përpara se të hapeshin dyqanet”.

Shkollat, kopshtet, çerdhet

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder, tha se me lehtësimet e planifikuara, Gjermania po bën një hap drejt normalitetit – por të një normaliteti me coronavirusin.

Sipas tij “padyshim që ky vit nuk do të jetë më një vit normal shkollor”.

Takimi i 6 majit do të përqendrohet posaçërisht në konceptet për hapjen graduale të shkollave, kopshteve apo dhe ambienteve sportive.

Hapja e sektorëve të tjerë si gastronomia dhe turizmi do të diskutohen në takimet vijuese.

Kurse tema e pushimeve verore nuk është ende në rendin e ditës për shkak se në disa vende evropiane vazhdojnë të jenë në “mbyllje totale”. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori