LAJMI I FUNDIT:

MPB: 1 Maji të festohet në shtëpi, ose pasojnë dënimet

MPB: 1 Maji të festohet në shtëpi, ose pasojnë dënimet
Foto: Arkiv

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që me rastin e 1 majit, të vazhdojnë të respektojnë vendimin për kufizim të lëvizjes të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID- 19.

MPB thekson se e kupton traditën e qytetarëve të Kosovës që më 1 Maj të ketë dalje masive të qytetarëve, por kërkon mirëkuptim për shkak të situatës me COVID-19.

“Dëshirojmë të ju rikujtojmë se vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e parqeve dhe të gjitha hapësirave publike dhe nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve në masë. E kuptojmë shumë mirë situatën lidhur më 1 Majin, që në vendin tonë është edhe si traditë dalja masive e qytetarëve, megjithatë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që edhe kësaj radhe të mos dilni dhe të zbatoni vendimet e Qeverisë, në të kundërtën do të dënoheni sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori