Nuk mund ta fshihni stresin nga fëmijët? Studiuesit ju tregojnë çfarë të bëni
Prindërit në kohën e coronavirusit janë shumë të stresuar, pasi u duhet të merren me fëmijët, punën, qoftë edhe me vetë shtëpinë
Por nëse po përpiqeni ta fshihni stresin nga fëmijët, dijeni se kjo nuk do të funksionojë, të paktën sipas studimit të ri të botuar në revistën Family Psychology, shkruan CNN.
Vetëm fëmijët nuk kanë nevojë të jenë të vetmuar gjatë pandemisë
“Nëse jeni të stresuar dhe thjesht thoni:” Oh, unë jam mirë “, kjo ju bën më pak të disponueshëm për fëmijën,”- tha autorja e studimit Sara Waters, një profesore ndihmëse në departamentin e zhvillimit njerëzor në Universitetin Shtetëror të Washingtonit.
Nëse ju fshihni stresin të njëjtën gjë do të fillojnë të bëjnë edhe fëmijët.
“Këto janë gjetje interesante në lidhje me mënyrën sesi fiziologjia e trupit tonë lidhet me fëmijët, për mirë apo për keq”,- tha Dr. Jenny Radesky, një pediatre e zhvillimit të sjelljes që jep mësime në Universitetin e Miçiganit.
“Këto janë mënyrat e pashprehura që fëmijët ushqehen prej nesh, ndiejnë gjendjet tona emocionale dhe reagojnë vetë emocionalisht,”- tha ajo.
“Ka kaq shumë gjëra për të cilat stresohemi nga COVID-19 sa nuk duam t’ua shprehim fëmijëve, siç janë shqetësimet për shëndetin ose financat,” shtoi Radesky.
“Emocionet e fshehura nuk zhduken, por qëndrojnë nën lëkurë. Dhe siç e dinë shumica e prindërve, ato mund të shfaqen më vonë në formën e nervozizmit, duke reaguar shumë ndaj fëmijëve ose duke bërtitur.”
“Kjo do të thotë se një prind shpërqendrohet duke u përpjekur ta mbajë të fshehtë stresin, por fëmijët ndryshojnë shumë shpejt sjellje për t’u përputhur me prindin,”- tha Waters.
Dallimet në dinamikën prind-fëmijë
Një konstatim interesant ishte një ndryshim midis nënave dhe baballarëve. Kur nënave iu tha t’i fshihnin emocionet, fëmijët shfaqën edhe më shumë shenja stresi. Ndoshta kjo për faktin se baballarët mund t’i fshehin emocionet rreth fëmijëve më shumë sesa nënat, tha Waters.
Çfarë duhet të bëni?
“Kur shprehim emocionet dhe tregojmë se ato janë të dukshme dhe të menaxhueshme, ne u mësojmë fëmijëve që mund të bëjnë të njëjtën gjë.”- përfundoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Ja tipat më të papëlqyeshëm të meshkujve në një lidhje
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe