LAJMI I FUNDIT:

FFK: Komiteti Ekzekutiv vendos për rinisjen e kampionatit, caktohen edhe datat, por fillimisht do të kërkohet leje nga organet

FFK: Komiteti Ekzekutiv vendos për rinisjen e kampionatit, caktohen edhe datat, por fillimisht do të kërkohet leje nga organet

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku u morën vendime të rëndësishme për rikthimin e kampionatit.

Anëtarët e Komitet Ekzekutiv me votë unanime vendosën që të rikthehet futbolli, ku data për rikthim në stërvitje është caktuar 10 maji.

Kampionatit pritet të rikthhet në fund të muajit maj, por fillimisht do të zhvillohen ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës.


Për të aprovuar këtë plan, FFK duhet të marr leje nga institucionet përkatëse, pasi aktivitet sportiva janë paraparë të fillojnë me 2 qershor.

“Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e përgjithshme në vend dhe veçmas në futboll, ku që nga 13 marsi është pezulluar aktiviteti si pasojë e pandemisë Covid-19. KE shqyrtoi situatën e krijuar pas kësaj pandemie dhe diskutoi për hapat që duhet ndërmarrë në mënyrë që të rifillojë kampionati”.

“KE unanimisht vendosi për rifillimin e kampionatit, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë përkeqësim të situatës me pandeminë në javët në vazhdim dhe gjithçka do të bëhet në koordinim të plotë me institucionet e vendit. Me këtë rast, FFK do t’i ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse në stadiume dhe do t’i respektojë të gjitha rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit në një ndeshje futbolli të jenë të sigurt”.

“KE përpiloi edhe një pasqyrë të orarit të ndeshjeve të mbetura, e që është në koordinim të plotë me kërkesën e UEFA-s për përfundimin e edicionit më së largu deri më 20 korrik”.

“KE do ta paraqesë këtë format të kalendarit në institucionet shëndetësore dhe në ato vendimmarrëse të vendit, me kërkesën që ekipeve t’u mundësohet fillimi i stërvitjeve në grupe nga 10 maji, derisa rifillimi i garave të bëhet me ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës më 23 e 24 maj, ndërkaq kampionati i Ipko Superligës të vazhdojë nga 30 maji dhe xhirot e mbetura të luhen deri më 15 korrik. Ky edicion i garave do të mbyllet me finalen e kupës më 18 korrik”.

“Të gjitha ndeshjet do të luhen pa shikues dhe me masa të rrepta sigurie për shëndetin e futbollistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në ndeshje”.

“Tani i mbetet krerëve të FFK-së që në ditët e ardhshme të takohen me drejtuesit e institucioneve dhe të dakordohen për hapat e mëtutjeshëm, ngase më 24 maj FFK është e obliguar ta njoftojë UEFA-n për vazhdimin ose jo të garave të këtij edicioni. Pra, KE edhe një herë unanimisht u deklarua për rifillimin e garave me formatin e njëjtë, për çka kërkon edhe nga institucionet që ta kenë në konsideratë nevojën për rifillimin e futbollit si një segment tejet i rëndësishëm në vendin tonë”.

“KE vlerëson se kjo është mënyra më e mirë që skuadrat pjesëmarrjen në garat evropiane ta sigurojnë në bazë të meritës dhe cilësisë në fushën e gjelbër, porse gjithçka do të varet nga vendimet e institucioneve”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Kombëtarja e Shqipërisë
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Kalo në kategori