LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, i njofton me hapat që do t’i ndërmarr në mbrojtje të integritetit institucional të Kuvendit

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, i njofton me hapat që do t’i ndërmarr në mbrojtje të integritetit institucional të Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorët e pesë vendeve të QUINT-it, dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Në njoftimin për media thuhet se ajo po ashtu i informoi ata për hapat që do t’i ndërmarrë ajo si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetueshmërinë e veprimeve të institucioneve. ​

Osmani po ashtu i informoi përfaqësuesit e QUINT-it me punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë për kujdesin të cilin Kuvendi po e ushtron në menaxhimin e krizës së pandemisë Kovid-19.


Ajo ua shprehu atyre mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit për gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që t’i qëndrojnë afër popullit të Kosovës dhe institucioneve të vendit gjatë kësaj krize. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori