LAJMI I FUNDIT:

“Dua të fitoj një titull me Tottenhamin para se të vdes!”, Pochettino e pranon se dëshiron rikthimin te Spurs

“Dua të fitoj një titull me Tottenhamin para se të vdes!”, Pochettino e pranon se dëshiron rikthimin te Spurs

Mauricio Pochettino është zotuar që një ditë do të kthehet te Tottenham Hotspur për të përfunduar punën që ne arriti ta përfundojë dhe ta fitojë një trofe me klubin londinez.

Argjentinasi i shndërroi Spurs ndër skuadrat më të mira angleze dhe në pretendentët për titull gjatë pesë viteve të tij në krye të klubit.


Por, mos arritja e një trofeu gjatë asaj kohe dhe disa rezultate tronditëse në fillim të sezonit 2019/20, pa Pochettinon të zëvendësohet nga Jose Mourinho.

Newcastle i gatshëm t'i ofrojë një pagë të majme Mauricio Pochettinos vetëm që të bëhet trajner i tyre
Lexo po ashtu Newcastle i gatshëm t'i ofrojë një pagë të majme Mauricio Pochettinos vetëm që të bëhet trajner i tyre

Sidoqoftë, 48-vjeçari ka thënë se Spurs mbajnë një vend të veçantë në zemrën e tij dhe është zotuar të kthehet në të ardhmen dhe ta fitojë një titull para se të vdes.

“Ishte një udhëtim i mahnitshëm që përfundoi në atë mënyrë që, natyrisht, askush nuk dëshiron. Por, më thellë në shpirtin tim, zemrën time – jam i sigurt se do të kalojmë përsëri shtigjet”, ka thënë fillimisht Pochettino për BT Sport.

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Që nga dita kur u largova nga klubi, ëndrra ime është të kthehem dhe të përpiqem të përfundojmë punën që ne nuk e përfunduam”.

“Ne ishim aq pranë për të fituar trofetë e duhur. Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Por, ne u ndalëm dhe, natyrisht, mezi pres që të vazhdoj dhe jam shumë i motivuar për projektin tjetër”.

Cassano: Juventusi tentoi Guardiolan e Pochettinon dhe përfundoi te Sarri
Lexo po ashtu Cassano: Juventusi tentoi Guardiolan e Pochettinon dhe përfundoi te Sarri

“Thellë brenda do të doja të kthehesha një ditë sepse klubi është i veçantë. Tifozët janë shumë të veçantë. Ndoshta pas pesë vitesh, mbase 10 vitesh”.

“Tani jam duke shkuar për t’u pajtuar me universin dhe për të hedhur idenë se para se të vdes, unë dua të menaxhoj përsëri Tottenhamin dhe të përpiqem nëse është e mundur të fitoj një titull, sepse unë dua të ndiej se çfarë do të thotë të fitosh një titull me Tottenhamin”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Premier League
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori