LAJMI I FUNDIT:

Arrinë në 76 numri i të infektuarve në Malishevë, 17 persona afër shërimit

Arrinë në 76 numri i të infektuarve në Malishevë, 17 persona afër shërimit

Komuna e Malishevës ka njoftuar se tre personat të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, nga kjo komunë, janë raste kontakti.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë, ka arritur në 76, teksa  janë shëruar 57 dhe një ka përfunduar me fatalitet.

“Sonte janë regjistruar edhe tre persona të prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës, të cilët janë persona kontakti. Kjo është konfirmuar nga Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP). Bazuar në këto të dhëna, numri i të prekurve me COVID-19 në Komunën e Malishevës, arrin në 76 të prekur”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.


Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe udhëzimet e IKSHP-së.

“Tri rastet e sotme janë raste kontakti, por pavarësisht kësaj, ju bëj thirrje të qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm edhe më tutje, ti respektojnë udhëzimet për masat mbrojtëse, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të përhapjes së virusit korona”, ka thënë Berisha.

Në shërim e sipër janë edhe 17 persona, qytetarë të Komunës së Malishevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori