LAJMI I FUNDIT:

I nominuari i AAK-së për ministër të Drejtësisë: Kjo qeveri kthen kufirin në Çakorr

I nominuari i AAK-së për ministër të Drejtësisë: Kjo qeveri kthen kufirin në Çakorr

I propozuari nga AAK për ministër të Drejtësisë në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Avdullah Hoti, Selim Selimi ka thënë se me qeverinë e re kufiri do të kthehet në Çakorr.

Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka marrë zotim për rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi, përcjell Telegrafi.

“Pasi që ka ardhur koha që të jemi partnerë me LDK-në ne kemi insistuar që kjo marrëveshje të përfshirë ndër të tjera edhe demarkacionin. Ne kemi marrë obligimin dhe në letërkëmbimin me LDK-në thuhet se duhet të realizohen obligimet e marra. Ne kemi marrë obligim që të dërgojmë kufirin në Kullë dhe Çakorr. Atë obligim ne duhet ta realizojmë. Ai obligim do të realizohet me këtë pushtet”.


I propozuari nga AAK për ministër të Drejtësisë thotë se është normale që çdo parti t’i ketë politikat e veta me të ardhur në qeveri.

Selim Selimi: LDK nuk mund të jep vlerësime për të nominuarit e AAK-së për ministra
Lexo po ashtu Selim Selimi: LDK nuk mund të jep vlerësime për të nominuarit e AAK-së për ministra

Selimi thotë se AAK në qeverinë e PAN-it i ka dhënë mundësi të pashtershme Komisionit për rishikimin e demarkacionit e që sipas tij të gjeturat e atij komisioni do t’i ndihmojnë Kosovës që kufiri të kthehet ku ishte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori