Si do të pushojnë europianët këtë vit? Ministrat e Turizmit të BE nuk kanë ndonjë plan kohor për rigjallërimin e udhëtimit. Por nëse do të ketë pushime pas pandemisë, ato do të kalohen në rajonet e afërta.
Kur dhe si do të hapen kufijtë për qarkullimin e udhëtarëve këtë nuk mund ta thotë kush me përgjegjësi tani, thotë sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë në Gjermani, Thomas Bareiss, përgjegjës edhe për turizmin.
“Nuk duket se ka gjasa që turistët gjermanë këtë verë të shkojnë në Spanjë apo në Greqi”, thotë Bareiss.
Më shumë gjasa ka këtë verë, që ata t’i kalojnë pushimet në vend apo në rajonin pranë tyre.
Humbje të jashtëzakonshme
Gjendja ekonomike e industrisë së turizmit nuk është katastrofale vetëm në Europën jugore rreth Detit Mesdhe por edhe në Gjermani.
Ekonomia e turizmit pret një rënie të prenotimeve të pushimeve me 70% këtë vit. Por më rëndë do të goditen koncernet turistikë të kroçerave, ku prenotimet do të shënojnë një rënie 90%, llogarit Komisioni Europian në Bruksel.
Ministri kroat i Punëve të Brendshme edhe kryetari i radhës së këshillit të ministrave të turizmit në BE, Davor Bozinovic pas një videokonference me koleget e kolegët e tij u shpreh, se do të veprohet me shumë kujdes në hapjen e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm.
“Ishim të gjithë dakord, që para së gjithash duhet të pengojmë valë të reja të infektimit”, tha Bozinovic pa përmendur afate kohore.
Industria e turizmit në BE sjell 10% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Në disa vende si Greqia apo Malta kapaciteti ekonomik i industrisë së turizmit arrin afër 25%. Spanja përfiton afër 145 miliardë euro në vit vetëm nga sektori i turizmit, hotelet gjermane dhe koncernet turistikë kanë arritur një xhiro vjetore prej 240 miliardë eurosh.
Dëmi në “burimin e këtij tregu”, Gjermani, nga vijnë shumë turistë është shumë më i madh se në ato që njihen si “destinacione turistikë”, si Spanja apo Italia.
Kur do të udhëtohet sërish?
Ministri kroat i Turizmit, Gari Capelli, që mban kryesinë e radhës në BE shprehu shpresën, se europianoveriorët, me gjithë pandeminë, do mund të udhëtojnë në jug, si një akt të solidaritetit europian.
“Kemi nevojë për një plan të përbashkët për rimëkëmbjen e turizmit”, tha Capelli.
Ajo që kërkohet është një koncept i përbashkët shëndetësor dhe një “pasaportë shëndetësore e Coronës” për udhëtarët dhe organizuesit e udhëtimeve, sipas Capellit.
Kurse ministrja e Turizmit të Maltës, Julia Farrugia Portelli, kërkoi standarde të përbashkëta të BE lidhur me mbrojtjen e shëndetit në hotele, restorante, avionë dhe plazhe. “Ka rreziqe, por ne duhet të dimë t’i menaxhojmë këto rreziqe”.
Qeveri të tjera europiane janë më të rezervuara dhe ndjekin rrugët e tyre. Austria, për shembull, i hap sërish hotelet, por si udhëtarë lejohen vetëm ata nga shtetet fqinje dhe mundësisht nga rajone, ku përqindja e infektimit është e ulët. Kancelari austriak, Sebastian Kurz u rekomandoi austriakëve t’i kalojnë pushimet në vendin e tyre këtë vit të Coronës.
Xhama ndarës dhe korridore
Në Itali, hotelierët dhe pronarët e plazheve private po zhvillojnë koncepte të pazakonta për të ruajtur distancën mes pushuesve.
Në plazh do duhet të vendosen xhama ndarës, hotelet duhet të zënë vetëm gjysmën e vendeve, në tavolina me distancë dy metra do ofrohen vetëm meny me një pjatë.
Greqia mendon për një korridor turistësh nga Europa perëndimore. Udhëtarë të testuar do të transportohen me avionë të posaçëm në komplekse turistikë të testuar pa Corona, u shpreh ministri grek i Turizmit, Charis Theocharis për konceptin grek. Belgjika mendon të shpërndajë karta hyrjeje në plazhe.
Por ende nuk dihet, se kur ministrat e Punëve të Brendshme të BE do të bien dakord për një plan të hapjes së kufijve për turistët.
Fillimisht duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit brenda shteteve të BE, pastaj mund të mundësohet udhëtimi për pushime mes shteteve fqinje, thonë zyrtarë të BE. Akoma më e paqartë është, se kur do të jenë të mundura udhëtime turistike në Azi, SHBA, apo pjesë të tjera të botës.
Ana tjetër janë edhe pushuesit. Pushimet nënkuptojnë relaksim e qetësim. A do duan pushuesit t’i kalojnë këtë vit pushimet pas xhamit, pa festa në bare, sport apo vizita të atraksioneve turistike? /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje