LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe AAK dakordohen të mos përkrahin mocionet e mosbesimit ndaj Qeverisë në ardhje

LDK dhe AAK dakordohen të mos përkrahin mocionet e mosbesimit ndaj Qeverisë në ardhje

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e konfirmoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që pati me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti.

Sipas kësaj marrëveshje AAK do të ketë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe katër ministri, atë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës,Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.


Në marrëveshjen të cilën e ka siguruar Telegrafi, objektivat themelore të koalicionit LDK-AAK janë luftimi i pandemisë COVID-19, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke, rimëkëmbja e ekomonisë pas pandemisë, forcimi i shtetit ligjor përmes luftës kundër krimit dhe korrupsionit, dhe forcimi i partneriteti me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më tej në marrëveshje theksohet se “LDK dhe AAK pajtohen për të qeverisur së bashku në nivelin qendror, në mandatin e legjislaturës së shtatë në një koalicion të drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës”.

Marrëveshja për bashkëqeverisje LDK-AAK, këto janë detajet (Dokument)
Lexo po ashtu Marrëveshja për bashkëqeverisje LDK-AAK, këto janë detajet (Dokument)

Sa i përket çështjes së numrit të zëvendësministrave këto dy subjekte janë pajtuar që numri i zëvendësministrave të shpërndahet konfrom fuqisë politike të partnerëve të koalicionit në shpërndarjen e ministrive.

Po ashtu LDK dhe AAK janë zotuar që në kabinetin qeveritar të caktojnë persona me kompetencë të lartë profesionale, pastërti të figurës, të mos kenë pasur dhe të mos kenë probleme me ligjin si dhe të kenë vullnet për punë ekipore.

Një tjetër pikë e kësaj marrëveshje për të cilën janë pajtuar LDK dhe AAK është çështja e ngritjes së mocionit të mosbesimit ndaj kësaj qeverie.

“LDK dhe AAK nuk do përkrahin mocionet e mosbesimit të iniciuara nga palët e tjera në parlament”, thuhet në marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori