Banka Botërore: Ballkani Perëndimor do të hyjë në recesion, Maqedonia do të kalojë më lehtë
Ballkani Perëndimor, ashtu si pjesa tjetër e botës, do të preket nga efektet e pandemisë së coronavirusit, kështu që edhe ata do të bien në recesion këtë vit dhe mund të shohin një rënie të produktit të brendshëm bruto (BPV) prej 11.3 përqind, theksojnë nga Banka Botërore.
Sipas Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore (RER), i cili përdor një skenar themelor dhe të pafavorshëm duke pasur parasysh pasigurinë e lartë të shkaktuar nga pandemia, rritja ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor është parashikuar të jetë negative dhe parashikohet të lëviz në mes minus tre dhe minus pesë-gjashtë përqind.
Një rënie e tillë parashikohet me kusht që në Evropë pandemia të fillojë të ngadalësojë, që mund të nënkuptojë se masat kufizuese mund të hiqen deri në fund të qershorit dhe rimëkëmbja mund të fillojë gradualisht në gjysmën e dytë të vitit 2020.
Parashikimet më të këqija janë për Kosovën, e cila në rast të një skenari më të favorshëm pret një rënie të BPV-së për 4.5 përqind, dhe në rast të zhvillimit të pafavorshëm të situatës, rënia do të ishte deri në 11.3 përqind.
Parashikimet për Shqipërinë janë të ngjashme, ku ato mund të llogariten në një rënie prej 5 përqind ose 6.9 përqind të BPV-së.
Bosnja dhe Hercegovina do të jetë pak më e mirë, me normat e parashikuara të rënies përkatësisht 3.2 dhe 4.2 përqind. Serbinë e pret një normë negative përkatësisht 2.5 dhe 5.3 përqind.
Maqedonia do të pësojë më së paku dëme, ekonomia e së cilës vlerësohet të bjerë prej 1.4 në 3.2 përqind./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025