Kur Coronavirusi goditi Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar, ndërmarrësi 22-vjeçar David Zamarin e dinte se kompania e tij shumë shpejt do të kishte nevojë për një plan B. Ndërsa ekonomia në thelb u mbyll, kërkesa për veshjet e tij rezistente ndaj njollave ishte e sigurt se do të binte.
Kështu që Zamarin vendosi ta ndryshonte kompaninë e tij DetraPel, duke filluar prodhimin e dezinfektuesve për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së virusit. Brenda disa javësh, “ne ndryshuam plotësisht sistemin tonë”.
Shitjet e dezinfektuesve të kompanisë DetraPel kanë qenë të forta, tha Zamarin, duke shtuar se pret që të prodhojë produkte pastrimi edhe pasi të ketë kaluar kriza shëndetësore.
“Unë nuk dua që kjo të jetë një gjë e përkohshme. Unë nuk dua të ta shfrytëzoj këtë për të fituar para për një periudhë afatshkurtër”, tha ai.
Pandemia e COVID-19 ka qenë një katastrofë epike për biznesin amerikan. Aktiviteti ekonomik pothuaj ka ngrirë. Dyqanet janë boshe. Shitjet kanë rënë ndërsa njerëzit janë në vetizolim, nuk shpenzojnë për automjete, pajisje të tjera, nuk shkojnë në dyqane për të blerë ushqime, nuk frekuentojnë restorantet dhe kinematë.
Shumë dyqane të shitjes me pakicë po ndeshen me vështirësi të mëdha.
GAP një dyqan i shitjes së rrobave, paralajmëroi se mund t’i mbarojnë shpejtë paratë e gatshme. Neiman Marcus dhe J. C. Penney mund të jenë drejt rrugës së falimentimit.
Megjithatë, për shkak të rrethanave, shkathtësisë ose thjesht fatit, disa kompani janë në pozitë më të mirë dhe po rezistojnë, madje edhe po lulëzojnë në këtë kohë krize. Në mesin e bizneseve më fatlume, kryesisht të mbrojtura nga pasojat ekonomike janë edhe farmacitë. Disa biznese po përfitojnë edhe nga një rritje e kërkesave për dërgesa të artikujve ushqimor, picave, transmetimit të filmave në internet dhe produkteve të pastrimit.
Disa kompani kanë qenë mjaft të kujdesshme, duke rritur kursimet dhe linjat e kredive për situata emergjente. Dhe kompani të tjera janë treguar të shkathëta si DetraPel, duke gjetur mundësi të tjera në mes të kaosit.
“Kjo është një gjë që ndodh një herë në jetë, shpresojmë se do të jetë kështu. Njerëzit që janë mësuar me paqartësinë dhe eksperimentim me gjëra të reja do ta pëlqejnë këtë situatë dhe do të adaptohen me të”, tha Andrew Corbett nga Instituti Butler i Kolegjit Babson për Lirinë e Ndërmarrjes.
Ai përmendi shembullin e kompanisë Bauer, një prodhues i pajisjeve sportive që merret me prodhimin e maskave të tejdukshme për helmetat e lojtarëve të hokejit, që tani po prodhon pajisje mbrojtëse për punëtorët e sektorit të shëndetësisë. Kjo përmbysje drastike nuk është e mundur për shumicën e kompanive.
“Është e vështirë të ndryshosh modelin e biznesit. Është si të përpiqesh të ndryshosh gomat ndërsa makina është duke lëvizur me një shpejtësi prej 160 kilometrash në orë”, tha Gregg Lemos-Stein, i cili merret me analizimin e korporatave të vlerësuara nga S&P Global.
Për shumicën e kompanive, çelësi i mbijetesës është mbajtja e parave të mjaftueshme për të vazhduar biznesin, deri në kohën kur ekonomia të fillojë të rimëkëmbet. Disa biznese, tha Lemos-Stein, kanë shterur linjat e tyre të kreditit në përpjekje për t’i bërë ballë një periudhe të rënies së të ardhurave.
“Paraja e gatshme është mbret [tepër e rëndësishme]. Ruani atë që keni dhe merrni më shumë para kur të keni mundësi për t’ju ndihmuar të kaloni dhe të mbijetoni krizën”, tha Robert Kaplan nga Fakulteti i Biznesit i Universitetit të Harvardit në një video-seminar mbi kërcënimin e Coronavirusit ndaj kompanive.
United Airlines po përpiqet të mbledhë 1 miliard dollarë përmes ofrimit të aksioneve. Kompania Darden Restaurants, pronare e restorantit Olive Garden dhe restoranteve të tjera zinxhirore, po ofron aksione me vlerë 400 milion dollarë.
Qeveria ka ndërhyrë për të siguruar bizneset e vogla me kredi, shumicën e së cilës nuk do të jenë të detyruar ta paguajnë nëse e përdorin atë për të mbajtur në punë punonjësit aktualë. Rezerva Federale ka derdhur para në tregjet financiare për të siguruar që kompanitë të mund të ruajnë qasjen në kredi jetike afatshkurtër për financimin e operacioneve të tyre të përditshme.
Por paratë e qeverisë mund të ndihmojnë deri në një pikë të caktuar kompanitë, biznesi i të cilave është rrënuar.
“[Paratë e qeverisë] Nuk i bëjnë njerëzit të udhëtojnë me aeroplan ose të kthehen në qendra tregtare”, tha Lemos-Stein nga kompania S&P.
“Unë ende nuk kam biseduar me një drejtues biznesi që mendon se qeveria do të jetë shpëtuesi i tyre”, tha Rich Lesser, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Boston Consulting Group.
Edhe pse kriza shëndetësore ka goditur rëndë blerjet për shumicën e mallrave dhe shërbimeve, është ndezur oreksi i konsumatorëve për oferta të tjera. Netflix po përfiton nga një hov i kërkesave për argëtim përmes shërbimeve online. Aksionet e kompanisë Amazon janë në rritje për shkak të rritjes së blerjeve në internet. Kompania Clorox po përfiton nga blerjet e nxitura nga paniku për produktet e saj të pastrimit. Zoom dhe kompanitë e tjera që ofrojnë shërbime të video-konferencave kanë mbushur një nevojë në rritje të punonjësve që tani punojnë nga shtëpia.
Firma e të dhënave Womply zbuloi se dyqanet ushqimore patën një rritje prej 40 për qind të të ardhurave në fillim të këtij muaji në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dyqanet e armëve patën një rritje prej 120 për qind dhe ato të pijeve alkoolike shënuan një rritje prej 60 për qind.
Megjithatë, miliona biznese janë mbyllur të paktën përkohësisht. Sipas të dhënave të kompanisë Womply, 71 për qind e dyqaneve të këpucëve, 77 për qind e dyqaneve të artikujve të përdorur dhe 68 për qind e shitësve të artikujve antikë. Dyzet e dy për qind e restoranteve janë mbyllur. Restorantet që ofrojnë shërbim të dërgesave kanë vazhduar punën. Vetëm 21 për qind e picerive dhe 17 për qind e restoranteve të mishit të pulës janë mbyllur.
“Bizneset po riorganizohen, duke ofruar shërbime jashtë ndërtesave për porositë me telefon ose përmes internetit”, tha Brad Plothow, shefi i marketingut në kompaninë Womply.
Me mbylljet masive të qendrave tregtare dhe dyqaneve, pandemia po i vë në rrezik shumë shitës me pakicë të veshjeve, ndërsa po rrit dominimin e dyqaneve të mëdha që kanë mbetur të hapura sepse ato shesin produkte esenciale si ushqim dhe sende shtëpiake. Walmart, Amazon dhe kompani të tjera të ngjashme janë duke punësuar një numër të madh njerëzish dhe po ofrojnë bonuse ose rritje të pagave.
Por edhe këto kompani po përballen me presione. Ato po shpenzojnë më shumë për punë dhe operacione në internet. Disa po shohin fitime më të vogla sepse blerësit po shpenzojnë vetëm artikuj ushqimor me margjina të vogla fitimi, duke shmangur artikujt me margjinë më të lartë fitimi si veshjet. Kompania Amazon është ndeshur me vështirësi në përmbushjen e kërkesave në rritje për artikuj esencialë, duke zhgënjyer shumë prej klientëve të saj të shërbimit Prime, të cilët paguajnë 129 dollarë në vit dhe janë mësuar të marrin dërgesat e tyre brenda dy ditësh.
Kriza rrezikon të intensifikojë atë që shumë e konsiderojnë si një prirje shqetësuese: tregtinë gjithnjë e më shumë të përqendruar tek kompanitë më të mëdha pasi firmat më të vogla po dështojnë, duke zvogëluar kështu konkurrencën.
Instituti i Tregjeve të Hapura, i cili bën fushatë kundër monopoleve, ka bërë thirrje për ndalimin e blerjeve nga kompanitë me të ardhura vjetore mbi 100 milionë dollarë ose nga firma të mëdha investimesh.
Lynn Barry, drejtori ekzekutiv i institutit, vë në dukje se shumë kompani të mëdha gëlltitën rivalët më të vegjël në krizën financiare dhe Recesionin e Madh, nganjëherë në marrëveshje të ndërmjetësuara nga qeveria.
Ai është i shqetësuar për një përsëritje të historisë.
“Kemi kompanitë si Apple, Google dhe Amazon me sasi të mëdha të parave të gatshme, sauditët dhe të tjerët me shumë para, dhe pjesën tjetër gjysmë të falimentuar dhe të paralizuar”, tha Barry. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë