LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i IRDK, Krasniqi: Nuk e votoj një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve

Deputeti i IRDK, Krasniqi: Nuk e votoj një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve

Deputeti nga radhët e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka deklaruar se nuk do ta votojë qeverinë e re, e cila pritet të formohet, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Deputeti, që vjen nga partitë e komuniteteve pakicë, e që është pjesë e grupit parlamentar të VV-së, përmes një postimi në Facebook, theksoi se ka disa ditë që nga partitë politike po i shkojnë oferta të ndryshme për të dhënë votën për krijimin e qeverisë së re.

Postimi i plotë i deputetit Krasniqi:


“Tash e disa ditë, mua dhe partisë sime po i vijnë oferta të ndryshme nga ata që po e duan një qeveri të re. Ajo që nuk do të ndodh është vota ime për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Prandaj le të mos e humbin kohën e tyre. Ajo që po ndodh është pazari i nisur me deputetët e që duhet t’i alarmojë qytetarët, të cilët i siguroj që vota ime nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari!

Elbert Krasniqi, deputet i IRDK në Grupin Parlamentar të LVV”, ka shkruara Krasniqi.

Krasniqi është deputet nga radhët e partisë egjiptiane IRKD. Ai i është bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në nëntor të vitit të kaluar, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit./Telegrafi/