Fermerët grekë i bëjnë apel qeverisë greke të hapë menjëherë kufijtë me Shqipërinë për punëtorët sezonalë në fushën e bujqësisë. Bëhet fjalë për marrjen e 7,000 shqiptareve për të punuar tokat në vjeljen e frutave dhe perimeve. Kryetaret e shoqatave të fermerëve presin miratimin e planit të detajuar pasi sipas tyre nuk ka më kohë për të humbur.
Christos Giannakakis, president i Organizatës Kombëtare të profesionisteve për Industrinë e Frutave u shpreh për agjencinë greke te lajmeve se vjelja duhet të fillojë patjetër në fusha në fillim të majit, përndryshe edhe besueshmëria e Greqisë me klientët e saj jashtë vendit do të dëmtohet.
Sipas fermerëve tashmë nuk ekziston asnjë pengesë, pasi edhe pala shqiptare ka pranuar të hapë kufijtë e saj për punëtorët e tokës, raporton Vizion Plus.
Organizatat e fermerëve tashmë kanë dërguar një plan në qeveri me 11 propozime konkrete te cilat synojnë kontrollimin e punëtorëve të tokës sezonale që do të arrijnë në Greqi, kryesisht për të korrur fruta në Imathia dhe Pella, por edhe për të marrë masa shëndetësore për të parandaluar epidemine.
Prodhuesit sugjerojnë, ndër të tjera, që punëtorët të transportohen në Greqi nga Shqipëria me autobus, të kontrollohen ne kufi për pasaporta dhe teste për koronavirusin, dhe më pas t’i nënshtrohen një kontrolli të dytë shëndetësor në spitalet e Verias dhe Edessas deri në daljen e analizave shëndetësore.
Ndërkohë, deputetët e partisë në pushtet Demokracia e re të zonës se Imathias dhe Pellas, Lazaros Tsavdaridis dhe Dionysis Stamenitis, ndërmorën një iniciativë të përbashkët për të zgjidhur çështjen në komunikim të vazhdueshëm me ministrat kompetentë. Ata kërkojnë që plani i lartpërmendur për ardhjen e punëtorëve të zbatohet menjëherë.
Gjithashtu në një takim të fundit të Unionit të Punëtorëve Rural të Prefekturës së Imathias, u vendos paga ditore e punëtorëve të tokës të jetë 30 euro. Vendimi ishte unanim dhe përfaqësuesit e sindikatës u bënë thirrje kolegëve të tyre ta zbatojnë atë.
Pak ditë me parë kryeministri Edi Rama pati një bisede telefonike me homologun e tij kiriakos Micotakis për hapjen sa me të shpejtë të kufirit për këtë kategori emigrantesh. / Vizion Plus.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhaferi: Respektimi i të drejtave të punës, prioritet për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së
Rekomandohet shpejtësi e rregulluar gjatë udhëtimit për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të dheut në RMV
Çmimi i drithit të importuar në Shqipëri ulet me 42 për qind në mars, por buka nuk ndryshon
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës