LAJMI I FUNDIT:

I caktohet një muaj paraburgim qytetarit nga Podujeva për kanosje

I caktohet një muaj paraburgim qytetarit nga Podujeva për kanosje
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.J., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale Kanosja nga neni 181 par.2 të KPRK-së.

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit H.J në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.


Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri H.J do të jetë në liri do të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri H.J me datë 25.04.2020 në fshatin Reqicë të Podujevës, pas një mosmarrëveshje me ankuesin S.Z dhe tre vëllezërit e tij fillimisht kishin filluar të grinden mes vete, pastaj i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit i kishte kanosur seriozisht të njëjtit, ashtu që nga brezi kishte nxjerrë një revole të llojit dhe të kalibrit të paidentifikuar, me ç` rast te të njëjtit kishte shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe të pasigurisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori