LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, dikur qytet i preferuar i miliona turistëve – sot Venediku është plotësisht i zbrazët

Pasojat e coronavirusit, dikur qytet i preferuar i miliona turistëve – sot Venediku është plotësisht i zbrazët

Italia ishte vendi më i goditur në Evropë kur filloi të përhapet coronavirusit në këtë kontinent. Megjithatë me kalimin e javëve, primatin e vendit më të goditur në Evropë ia rrëmbeu Spanja, që shënon një numër shumë të madh të vdekjeve dhe të prekurve me coronavirus.

E rajonet që konsiderohen si më të prekura në Itali janë Lombardia dhe në përgjithësi pjesa veriore e vendit. Pas masave të rrepta mbrojtëse të vëna nga qeveria italiane në krye me kryeministrin Guiseppe Conte, i tërë vendi u fut në karantinë duke bërë që rrugët, metrotë, stacionet e autobusëve, portet detare e madje edhe trafiku ajror të duken të “zbrazët”, transmeton Telegrafi.

Një prej vendeve që më së shumti është vërejtur karantinimi është qyteti i Venedikut, që zakonisht në këtë periudhë kohore është i stërmbushur nga turistë nga e mbarë bota të cilët shijojnë lundrimin me gondola nëpër kanalet e qytetit.


Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë se si destinacionet e preferuara turistike tashmë e dy muaj janë të zbrazëta dhe përpos ndonjë shpendi, zor kush se vërehet duke lëvizur kjo për shkak të masave mbrojtëse ku përfshihet lëvizja kufizuese, qëndrimi në shtëpi dhe ndalja e punimeve në sektorë të ndryshëm.

Nga sheshi St Mark e deri te ura Rialto, pamjet nga droni tregojnë se si gjatë natës por edhe ditës, nuk ka lëvizje të mëdha e ky izolim që konsiderohet si më i gjati në botë, pritet t’i vie fund gjatë javëve të ardhshme, për shkak se ka rënie të prekurve dhe vdekurve nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
Imazhi sfidon njerëzit ta gjejnë gabimin në dizajnin e një karte për vetëm 30 sekonda

Imazhi sfidon njerëzit ta gjejnë gabimin në dizajnin e një karte për vetëm 30 sekonda

Interesante
Në një fushë në Angli, një i panjohur kishte vendosur të “hapte një rrugë” pa pyetur askënd

Në një fushë në Angli, një i panjohur kishte vendosur të “hapte një rrugë” pa pyetur askënd

Interesante
Leopardi që bëhej gati të sulmonte prenë, bezdiset nga dy breshka (Video)

Leopardi që bëhej gati të sulmonte prenë, bezdiset nga dy breshka (Video)

Një përdorues i Reddit pretendon se ka filmuar UFO-t duke fluturuar mbi New Jersey

Një përdorues i Reddit pretendon se ka filmuar UFO-t duke fluturuar mbi New Jersey

Interesante
Kalo në kategori