LAJMI I FUNDIT:

Shpat Deda lanson këngën e re të titulluar “S’ka kurrgjo”

Shpat Deda lanson këngën e re të titulluar “S’ka kurrgjo”
Shpat Deda (Foto: Instagram)

Këngëtari unik i estradës shqiptare, Shpat Deda, në këtë kohë pandemie ka vendosur të lansojë një nga projektet e tij.

Kënga titullohet “S’ka kurrgjo” dhe është pjesë e albumit të ardhshëm të Dedës, i titulluar “Rrugës”.

Projekti muzikor është shkruar nga Shpati, i cili u këndon pikërisht momenteve intime dhe kohës së kaluar në shoqëri, realitet i munguar në kohën kur ajo tregohet për publikun.


https://www.instagram.com/p/B_edQ7FlmUx/

Videoja është realizuar në Prishtinë gjatë vizitave të regjisorëve Nita Deda, Leart Rama dhe Rina Meta (Katarzë Films) në hapësira personale për autorët, si dhe në oborret dhe hapësirat tjera familjare që shihen nga distanca si koment për realitetin e COVID 19.

Kjo video sipas një komunikatë për media tenton të sjellë për publikun hapësira intime dhe momente të shoqërimit që në video tregohen si kujtime.

Të gjitha pamjet i bashkon një gjuhë vizuale e krijuar me dritë të fortë blici që zbutet nga ndjenjat dominuese të mallit dhe nostalgjisë. /Telegrafi/