LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësi i trajnimeve në burgun e Dubravës rezulton pozitiv me coronavirus

Udhëheqësi i trajnimeve në burgun e Dubravës rezulton pozitiv me coronavirus
Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese Dubravë, javën e kaluar më 22 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me COVID-19, Udhëheqësi i Trajnimeve të kësaj qendre, I.F.

“I njëjtit, aktualisht është liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë. Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së COVID- 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër.


Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kanë qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/