LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në Gjakovë – policia jep detajet

Plagoset një person në Gjakovë – policia jep detajet
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri në Komunën e Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për media Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person nga fshati Mejë.


“Rreth orës 19.40, nga spitali rajonal “Isa Grezda”, stacioni policor ka pranuar një informatë se është paraqitur një person i plagosur dhe se po kërkon trajtim mjekësor. Patrulla policore është përgjigjur rastit dhe konfirmon se i plagosuri është L.G., i lindur në vitin 1988 nga Meja e Gjakovës”, ka thënë Gjurkaj.

Më tej ka theksuar se L.G., ka bërë të ditur se ka qenë duke ecur këmbë së bashku me një person tjetër në fshatin Jahoc kur kanë dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit dhe aty është plagosur në krah.

“Të plagosurit i është ofruar tretmani mjekësor, por gjendja sipas raportimit, nuk është stabile dhe është në përgatitje për transferim në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Gjurkaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori