LAJMI I FUNDIT:

Kina ka bërë të ditur se të gjithë pacientët në Wuhan janë lëshuar nga spitalet

Kina ka bërë të ditur se të gjithë pacientët në Wuhan janë lëshuar nga spitalet

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë, kanë bërë të ditur se të gjithë pacientët në Ëuhan janë lëshuar nga spitalet, nga ky qytet ku besohet se edhe u përhap pandemia.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Kombëtar për Shëndetësi, Mi Feng në spitale nuk është më asnjë i sëmurë, transmeton Telegrafi.

“Lajmi i fundit, është se numri i të sëmurëve në spitale është zero, falë bashkëpunimit mes qytetit Wuhan dhe tërë stafit mjekësor”, ka thënë Feng.

Në këtë qytet janë raportuar 46,452 të infektuar, apo 56 për qind e rasteve të Kinës, derisa janë 3,869 të vdekur, apo 84 për qind e rasteve në përgjithësi.

Si pasojë e coronavirusit, na mbarë botën kanë vdekur më se 200 mijë njerëz, derisa afro tre milionë njerëz janë të infektuar deri më tani.

Të dhënat e John Hopkins University, tregojnë se 2,924,265 njerëz janë të infektuar me coronavirus, derisa 203,324 kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Kalo në kategori